Analisti politik: Këto dy parti janë shpëtimi i Republikës së Kosovës

Politika

Analisti politik: Këto dy parti janë shpëtimi i Republikës së Kosovës

Nga: D.B Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:26
Politikanët e Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë se korrupsioni te partitë shqiptare si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë Veriore është pjesë përbërëse partiake.

Ai ka thënë se psikologjia e politikës shqiptare në Kosovë e gjetiu është sa më i varfër shteti e popullata, aq më e pasur, e fortë partia e aq më mirë.

“Korrupsioni te partitë tona është motoja e frymëmarrjes e forcës partiake politika. Mentaliteti jonë politik është që partitë shqiptare të jenë më të fuqishme sesa Republika e Kosovës e qeveria. Pra, si gjithmonë gjatë fushatave zgjedhore partitë tona bëhen armiq më të mëdhenj ndaj korrupsionit, për ta bindur popullatën për vota, sapo marrin votat bëhen miq e më të dashuruarit e korrupsionit. Prandaj të kota janë premtimet e partive politike se do ta luftojnë korrupsionin, pasi janë bërë të pa besueshëm”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, gjatë këtyre zgjedhjeve popullata si asnjëherë më parë duhet pasur kujdes se kë duhet votuar, qeveria e mëparshme as më të lehtën nuk e bëri, liberalizimin e vizave, që sa kohë e kanë mbyllur popullatën brenda shtëpizës me kocka të breshkave.

“Duhet zgjedhur më të mirët, më të pastërtitë e të pa korruptuarit Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Shpëtuese e Republikës së Kosovës do jetë, LVV-ja dhe LDK-ja”, ka thënë profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat