E zbulon Krasniqi: Ja kush e rriti numrin e veteranëve, përmend disa parti politike

Politika

E zbulon Krasniqi: Ja kush e rriti numrin e veteranëve, përmend disa parti politike

Nga: M.H Më: 14 shtator 2019 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, njëra nga pesë shtyllat e tij si kryeministër është çështja e veteranëve të rremë.

Veseli, tha që në takimin me veteranët, ka folur për Planin Kundër Korrupsionit që do vë jetën në 100 ditët e para si kryeministër dhe u ndal tek çështja e veteranëve të rremë. Kjo është njëra nga pesë shtyllat kryesore të këtij plani që do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që fjalëve të Veselit nuk duhet besuar pasiqë është njejtë sikur të besosh që në Kosovë ka deti dhe se këto fjalë janë vetëm premtime pasiqë njejtë ka vepruar edhe Nasim Haradinaj.

Më tej, Krasniqi shprehët që votat e sigurta parti e Veselit dhe disa parti të tjera i kanë nga veteranët e rrejshëm, dhe se në Kosovë po pasqyrohet një gjendje shumë e rëndë.

“Të besosh në fjalët e Kadri Veselit për pastrimin e listave të veteranëve dhe luftimin e korrupsionit, është sikurse të besosh që në Kosovë ka deti. Këto janë përralla me mbret. Pikërishtë njerëzit e Kadri Veselit dhe të partive të tjera e rriten numrin e veteranëve, dhe pas zgjedhjëve do t'i pastrojnë listat.Kurse në anën tjetër akoma po shpërndajnë libreza të veteranëve. Një gjë të tillë e tha para pak ditesh Nasim Haradinaj.

Veteranet e rrejshëm do të thotë vota të sigurta për partinë e Kadri Veselit dhe disa parti të tjera, që më së shumti janë përgjegjës për këto pisllëqe. Asgjë që thuhet gjatë fushatave parazgjedhore nuk janë të besueshme. Jo vetëm nga partia e tij, por nga asnjë parti që kanë qenë në pushtet. Partitë që s'kanë qenë kurrë në pushtet edhe po të bëjnë premtime mund t'u besohen, por jo edhe këtyre që janë ose kanë qenë në pushtet. Pas zgjedhjëve vazhdojë avazin e vjetër me shkatërrimin e mëtutjeshem të shtetit. Gjendja e rëndë në Kosovë është pasqyra më e mirë se çfarë i kanë bërë këtij vendi”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat