Flasin nga Lëvizja Vetëvendosje, ky është plani i tyre për dialogun me Serbinë

Politika

Flasin nga Lëvizja Vetëvendosje, ky është plani i tyre për dialogun me Serbinë

Nga: V.R Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:36
Lëvizja Vetëvendosje

Dialogu me Serbinë është i pashmangshëm. Pra, do të duhej të vazhdojë me intensitet të plotë. Ekzistojnë kërkesa të panumërta nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të për mbarëvajtje të dialogut, ndërkohë që vendi ndodhet në kohë zgjedhjesh.

Partitë politike ende nuk i kanë bërë publike programet e tyre zgjedhore. Prandaj akoma s’është e qartë se çfarë konkretisht kanë në planin e tyre partiak për çështjen e dialogut.

Avni Zogiani, zyrtar dhe kandidat për Lëvizjes Vetëvendosje, për “Bota sot”, ka thënë se dialogu siç ka shkuar deri më tani, ka qenë gabim dhe se duhet të ndalet.

Ai, ka thënë se duhet një platformë e re për dialogun ku përfshihen përgjegjësitë për tragjedinë e Kosovës.

Image
Avni Zogiani

“Dialogu siç ka shkuar deri sot duhet të ndalet. Duhet të vendoset në një platformë të rrafshët ku të dy palët janë të barabarta. Këtu natyrisht nënkuptohet se përgjegjësia për tragjedinë e Kosovës duhet të adresohet dhe assesi ashtu siç është bërë sot në këtë proces duke konsideruar të dy palët me përgjegjësi të njëjtë”, tha ai.

Ai, më tej, shtoi se të gjitha partitë politike, përveç Vetëvendosjes janë pajtuar me mënyrën e deritanishme të dialogut.

“Ajo është parë sa e si dinë ta udhëheqin këtë proces. Vetëm më një qasje rrënjësisht të ndryshuar, ky proces mund të sjellë dobi për Kosovën, sepse deri sot vetëm dëme ka sjellë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat