Mësohet arsyeja pse kundërshtarët i frikësohen Vjosa Osmanit!

Politika

Mësohet arsyeja pse kundërshtarët i frikësohen Vjosa Osmanit!

Nga: N.H Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:37
Vjosa Osmani

Bisedimet me Serbinë gabimisht konceptohen si forcë fizike, andaj në ketë aspekt gjithnjë pretendohet se vetëm meshkujt e fuqishëm mund t’i përballojnë bisedimeve me Serbinë. Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti.

Këto deklarata të Mehmetit vijnë pasi së fundi janë drejtuar akuza “të rëndë”, në adresën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kandidatët e partive tjera politike janë duke “nënçmuar” kandidaten e LDK-së për kryeministre të vendit, Vjosa Osmanin, lidhur me delegimin e dialogut me Serbinë.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, është i mendimit se kandidatja e LDK-së po nënvlerësohet nga kundërshtarët për shkak të frikës nga humbja, se kjo e fundit do t’i mund në zgjedhje, andaj, ai konsideron se kundër-kandidatët s’kanë ku të kapen tjetër, pos tek ky element.

Image
Faton Mehmeti

“Bisedimet me Serbinë gabimisht konceptohen si forcë fizike, andaj në ketë aspekt gjithnjë pretendohet se vetëm meshkujt e fuqishëm mund t’i përballojnë bisedimeve me Serbinë. Krejtësisht kjo qasje e gabuar, duke pasur parasysh se këtu nuk po flasim për luftë fizike, por diplomatike, andaj, edhe pa të drejtë Vjosa Osmani po nënvlerësohet në këtë aspekt. Kjo bëhet pikërisht nga kundërshtarët e saj që i kanë frikë Vjosës se do i mund në zgjedhje, andaj s’kanë ku të kapen tjetër, pos tek ky element, krejtësisht qesharak dhe non-sens”, është shprehur Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Me tej, ai ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kapacitete dhe njohuri për të drejtuar këto bisedime të rëndësishme për fatin e Kosovës.

“Vjosa Osmani ka kapacitete për të drejtuar këto bisedime, të cilat do të monitorohen nga ndërkombëtaret, dhe në fund Kosova të fitoj ndonjëherë jo vetëm nga Serbia, por edhe nga 5 vendet anëtarët të BE-së. Pastaj do të vjen liberalizmi i vizave, dhe në fund hyrja në OKB”, ka përfunduar analisti Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoi me numrin 134 në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ky numër është i parafundit në listën e votimit, shkruan “Bota sot”.

Kjo u bë e ditur pas tërheqjes së numrit me short në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat