Deklaratë tronditëse: Këto struktura kriminale kanë kryer vrasje të shumta të veprimtarëve të LDK-së - Bota Sot
Deklaratë tronditëse: Këto struktura kriminale kanë kryer vrasje të shumta të veprimtarëve të LDK-së

Politika

Deklaratë tronditëse: Këto struktura kriminale kanë kryer vrasje të shumta të veprimtarëve të LDK-së

Nga: D.B Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:21
Adem Salihaj

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se, kjo parti i ka gjasat e mëdha që të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sepse ofron më shumë se cilado parti tjetër.

Në këtë intervistë Salihaj ka folur edhe rreth mundësisë së hapjes së dosjeve të vrasjet politike.

Salihaj në këtë intervistë ka deklaruar se PDK me strukturat e saja kriminale, siç janë SHIK-u dhe klane të ndryshme kanë kryer vrasje të shumta të veprimtarëve të LDK-së.

“PDK, me strukturat e saja kriminale, siç janë SHIK-u dhe klane të ndryshme, por edhe struktura kriminale të partive tjera, që kanë dalë nga brumi i njëjtë me PDK-në, kanë kryer vrasje të shumta të veprimtarëve të LDK-së. Deri më tash nuk janë zbardhur pothuajse fare këto krime të renda”, është shprehur Salihaj.

Ish-deputeti i LDK-së me tej ka thënë se nëse do të kemi shtet të vërtetë ligjor, do të zbulohen dhe gjykohen këto krime.

“Tash, nëse do të kemi shtet të vërtetë ligjor, do të zbulohen dhe gjykohen këto krime. Duhet të presim”, ka shtuar mes tjerash ish-deputeti i LDK-së, për gazetën “Bota sot”.

(Intervistën e plotë me Adem Salihajn, kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur dhe atë online)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...