Ka ardhë koha për ndryshime, Tomë Gashi: Vetëm kjo parti mund të bëjë ndryshime në Kosovë

Politika

Ka ardhë koha për ndryshime, Tomë Gashi: Vetëm kjo parti mund të bëjë ndryshime në Kosovë

Nga: D. B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:54
Tomë Gashi

Drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë një hallkë e sistemit të kontrolluar  dhe të keqpërdorur thuajse se nga të gjithë ata që kanë qenë në pushtet deri më tani. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve juridike, ku sipas tyre deri në shpalljen e pavarësisë drejtësia është keqpërdorur dhe nga të huajt, në këtë rast nga UNMIK-u.

Sipas tyre, Kosovës i duhet Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, konsiderohet si hapi i parë për të shkundur drejtësinë nga prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me politikën.

Avokati Tomë Gashi, gjithnjë me protagonistë të keqpërdorimit të drejtësisë kanë qenë vendorët duke bërë ndërskamca të ndryshme ndaj njëri- tjetrit për arsye të lloj-llojshme , ku arsyeja kryesore dhe motivi ka qenë me diskreditimi i palës tjetër për të ardhur dhe mbetur në  në pushtet.

“Vendoret e kanë keqpërdorë drejtësinë posaçërisht nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Tani ka ardhur koha për ndryshime dhe këto ndryshime në sistemin juridik mundet me realizuar vetëm Lëvizja VV. Tani ka ardhur koha për ndryshime dhe këto ndryshime në sistemin juridik mundet me realizuar vetëm LVV. Pas datës 06.10.2019, pas fitores së VV, pse VV mundet të bëhet vetëm LVV, dhe asnjë parti tjetër. Është fare e lehtë të kuptohet, se vetëm LVV, për këto 20 vjet nuk ka qenë në pushtet qendror dhe për këto fakte dhe për shkak se vetëm  LVV nuk ka  afera të keqpërdorimit të drejtësisë, ndaj askujt. Por, drejtësia është keqpërdorur nga të tjerët kundër VV”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat