Rrezik për manipulimin e zgjedhjeve të 6 tetorit?

Politika

Rrezik për manipulimin e zgjedhjeve të 6 tetorit?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 shtator 2019 Në ora: 21:27
Ilustrim

“Nuk e kanë pasur asnjëherë të lehtë për ta dëmtuar procesin zgjedhor kushdo që ka tentuar aty ku kanë qenë komisionarët dhe vëzhguesit e VV. Megjithatë pres që institucionet dhe mekanizmat tjerë shtatore si KQZ , policia , prokuruar të kenë hartuar planin e tyre të veprimit për të parandaluar çfarëdo tentimi për të dëmtuar procesin zgjedhor”, ka thënë Adnan Rrustemi për “Bota sot”.

Emrat e personave të vdekur, emrat e bashkatdhetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, adresat jo të sakta, janë vetëm disa nga problemet të cilat munden të hasen në listat e votuesve. Me këto probleme qytetarët do të përballen edhe në zgjedhjet e 6 tetorit qytetarët, bashkë me ta edhe komisionarët, e vëzhguesit e këtij procesi.  Këto parregullsi mund t`i hapin rrugë keqpërdorimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Ekspertet vlerësojnë se mund të ketë manipulim të zgjedhjeve sikurse në zgjedhjet paraprake, një shkak tjetër mund të jetë edhe mos gatishmëria e klasës politike për zgjedhje të rregullta dhe të drejta.

Lidhur me pastrimin  listave gazeta “Bota sot” ka kontaktuar Komisionin Qendror Zgjedhor, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Rrustemi: Mos pastrimi i listave shërben si potencial për keqpërdorim

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se KQZ, si dhe institucionet e rendit dhe ligjit duhet të jenë në nivel të detyrës në mënyrë që të parandalohet çfarëdo tentimi për të dëmtuar procesin zgjedhor.

“Organizimi i zgjedhjeve është një ndërmarrje ndërinstitucionale, natyrisht që duhet të mobilizohen institucionet të cilat, të cilat e kanë përgjegjësinë dhe garantojnë paprekshmërinë e procesit. KQZ duhet të ndërmarr të gjitha masat dhe të bëjë përgatitjet  e duhura, por edhe polica, prokuroria e gjykatat që të jenë në nivel të detyrës që të parandalojnë çfarëdo tentimi për të dëmtuar procesin zgjedhor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se mobilizimi të bëhet para ditës së zgjedhjeve, kurse thekson se VV-ja do të jetë e angazhuar që të mbrojë voton e të gjithë votuesve pamarre parasysh se cilin subjekt e kanë votuar.

Image
Adnan Rrustemi

“Ky mobilizim  të bëhet para ditës zgjedhjeve, jo vetëm ditën e zgjedhjet, në ndërkohë ne si subjekt politik do të angazhohemi përmes komisionarëve dhe vëzhguesve tanë që të garantojmë paprekshmërinë vullnetin e votuesve dhe të mbrojmë votën, jo vetëm votën  e lëvizjes dhe e kandidatëve të lëvizjes, por votën e për të gjitha e subjekteve politike, votën ashtu siç shprehet votuesi.

Kjo tashmë është shndërruar në vijë të drejt  pas një angazhim të vazhdueshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që përmes  komisionarëve dhe vëzhguesve të mbroj procesin zgjedhor duhet theksuar se zgjedhjet në Kosovë  kanë ardhur duke u përmirësuar dukshme edhe për faktin e pranisë së VV përmes komisionarëve dhe vëzhguesve.Nuk e kanë pasur asnjëherë të lehtë për ta dëmtuar procesin zgjedhor kushdo që ka tentuar aty ku kanë qenë komisionarët dhe vëzhguesit e VV. Megjithatë pres që institucionet dhe mekanizmat tjerë shtatore si KQZ , policia , prokuruar të kenë hartuar planin e tyre të veprimit për të parandaluar çfarëdo tentimi për të dëmtuar procesin zgjedhor”, ka thënë Rrustemi për “Bota sot”.

Më tej,  anëtari i VV-së ka thënë se mos pastrimi i listave shërben si potencial për keqpërdorim, por duhet të sigurohen mekanizmat që nuk keqpërdoren.

“Është e vërtet se lista e votuesve në Kosovënuk është pastër, nuk reflekton listën reale të votuesve jo vetëm që ka emra të personave të vdekur, por ka edhe probleme të tjera si  adresat e pasakta të votuesve që ndikon shumë në pjesëmarrjen e votuesve zgjedhje. Por edhe emrat e bashkatdhetarëve të cilët nuk jetojnë në Kosovë, po  emrat  e tyre qëndrojnë në listat e votuesve. Kjo shërben si potencial për keqpërdorim, por ne duhet të sigurojnë mekanizmat që nuk keqpërdoren”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Rrustemi kërkon kujdes nga KQZ

Ai tregon se e kujt është përgjegjësia e pastrimit të listave të votuesve, si dhe kërkon nga KQZ-ja që të bëjë më shumë presion që të bëhet pastrimi i tyre.

“Çështja e pastrimit të  listës së votuesve është përgjegjësi ndërinstitucionale po aq sa ka përgjegjësi KQZ ka edhe më shumë ka përgjegjësi Ministria e Brendshme edhe Agjencia e Regjistrimit Civil, pasi qëKQZ e merr draftin e  të dhënave me drejt vote  nga Ministria Brendshme e ARC  dhe mundësit për tëndërhyrë tëKQZ janë teje të kufizuara përveçse qytetarët kanëkundërshtime mund tëndryshojnëndonjë emër apo eventual dyemra.

Përmasimi i listave të votuesve fillon në ARC. KQZ duhet të bëjë më shumë presion, më shumë evokim, të përdorte ndikimin institucional që ARC ta përmirësonte vërtet , tani jem në prag të zgjedhjeve dhe ndërhyrjet dhe përmirësime janë të pamundura, po duhet të theksoj se pastrimi personave të vdekur ka pasur një progres të vazhdueshëm”, ka deklaruar anëtari i VV-së në KQZ-së për “Bota sot”.

Makolli: Mos pastrimi i listave të votueseve lë hapësirë dhe mundësi për manipulim të votave

Kurse, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re-së, Vesel Makolli, në një prononcim për “Bota sot” ështëshprehur se përkundër që ka ekzistuar një marrëveshje për pastrimin e listave nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, dh si pasoj lënë hapësirë për të manipuluar me vota

Image
Vesel Makolli

“Ka ekzistuar një marrëveshje e nënshkruar para shumë viteve nga partitë tona politike për reforma në sistemin zgjedhor, si dhe për pastrimin e listave të votueseve, por në këtë drejtim nuk është bërë asgjë. Mos pastrimi i listave të votueseve lënë hapësirë dhe mundësi për manipulim të votave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Makolli, shpreson në ndërgjegjësimin e klasës politike në mënyrë që mos të ketë incidente apo edhe manipulime.

“Shpresojmë që mos të ketë asnjë incident si dhe mos të ketë manipulime, bazuar nëvete ndërgjegjësimin e klasës tonë politike si dhe vëzhgimin që do ta bëjnë vëzhguesit ndërkombëtar. Duhet të respektojmë verdiktin e popullit si dhe me sjelljet dhe veprimet tona gjatë procesit zgjedhor, ti tregojmë botës se jemi popull liridashës dhe demokratike”, ka shtuar Makolli.

Ai i sheh këtë zgjedhje si hapë për rrugën e integrimit të vendit në BE dhe në organizatat e rëndësishme të ndërkombëtare.

“Këto zgjedhje duhet definitivisht ti hapin rruge integrimit të vendit tonë në të gjitha organizmat relevante ndërkombëtare, si dhe liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE në një afat sa ma të shkurtër kohore.Kjo bëhet duke votuar për njerëz të pa korruptuar, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë tëkulturuar, civilizuese dhe pro perëndimore, aty ku e kemi pas vendin gjithmonë historikisht”, ka theksuar Makolli për “Bota sot”.

Smaka: Ujku kërkon mjegull

Ndërkaq, profesori Riza Smaka, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, pret që në zgjedhjet e 6 tetorit të ketë parregullsi, pasi që sipas tij, klasa politike nuk është e gatshme për organizim të zgjedhjeve të rregullta.

“Edhe në zgjedhjet e parakohshme që priten pashmangshëm do të ketë parregullsira madje jo të pakta. Kjo nga fakti se klasa politike nuk është e gatshme për organizim të zgjedhjeve të rregullta, të drejta e tëpërgjegjshme nga se "ujku kërkon mjegull' asaj i përshtatet  situata ca me nebuloze. Në klimën nebuloze eksponente politike që kanë para të shumta, por te pista të fituara paligjshëm gjatë luftës, pas luftës, me tendera e me privatizime diskutabile, kanë mundësi edhe për të përfituar votues madje në mënyra të ndryshme dhe për të spekuluar me  numra të votave”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Riza Smaka

Sa i përket Listave, profesori është shprehur se do të duhej që të përditësoheshin rregullisht, dhe për këtëështë përgjegjëse KQZ-ja si dhe administrata publike.

“Listat zgjedhore do të duhej të përditësoheshin rregullisht dhe për defektet në ato lista ështëpërgjegjëse KQZ-ja si dhe administrata publike përkatëse. Ne vendin tone deri sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi për dështime të tilla as të tjera ndaj edhe veprohet papërgjegjshëm. Në lista të kandidateve për këto zgjedhje të përgjithshme, kurrsesi nuk do të duhej të radhiteshin ish deputetet që patën votuar copëtimin e territorit të Kosovës nëpërmjet humbjes se paarsyeshme e të panevojshme të mbi 8000 hektarëve të saj as kandidatë që ndodhen në procese prokuroriale e aq me pak ata e ato që ndodhen në proces gjyqësorë. Spekulimet me  bizare praktikohen të  bëhen në disa subjekte politike përbrendatyre ashtu qëpadrejtësisht favorizohen të privilegjuarit e liderëve partiake e disfavorizohen tjerët që  "nuk janë fleksibil", ka potencuar Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat