Njohësi i çështjeve juridike: Të gjithë që flasin për gjyqësinë dhe prokurorinë në fushatë janë duke gënjyer si VV-ja - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike: Të gjithë që flasin për gjyqësinë dhe prokurorinë në fushatë janë duke gënjyer si VV-ja

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Të gjithë që flasin për gjyqësinë dhe prokurorinë në fushatë janë duke gënjyer si VV-ja

Nga: D.B Më: 19 shtator 2019 Në ora: 14:48
LVV

Drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë një hallkë e sistemit tepër e kontrolluar  dhe të keqpërdor për të keq thuajse se nga të gjithë që kanë qenë në pushtet deri më tani.

Njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se Kosovës i duhet Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, si hapi i parë për të shkundur drejtësinë nga prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me politikën.

Ai ka thënë se kjo çështje është e ndarë nga politika, pasi politika nuk mund të ndërhyje dhe as nuk mund të bëjë reformë.

“KJK dhe KPK janë organe që duhet të zbatojnë Vettingun eventual nëse ligjin për Vetting e nxjerr Kuvendi, të gjithë ata që flasin në fushatë për gjyqësinë dhe prokurorinë janë duke gënjyer dhe mashtruar siç e bënë LVV”.

“Askush nuk mund të kthehet në punë nëse ka dal një komision, sepse komisioni nuk vendos në mënyrë të pavarur ose gjykata themelore. Pra ka shumë manipulime me drejtësinë në këtë para fushate, por edhe gënjeshtra, politika nuk ka çka kërkon në gjyqësi apo në drejtësi. Pushteti gjyqësor është i ndarë nga legjislativi dhe qeveria.

Pra gënjejnë opinionin se ata mund të bëjnë një reformë në drejtësi, e cila nuk është e sinqertë, nga loja me qytetarët që bën LVV”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...