Meha: Mos shkarkimi i Thaçit nuk është rastësi, por demonstrim i fuqisë që Serbia ka në... - Bota Sot
Meha: Mos shkarkimi i Thaçit nuk është rastësi, por demonstrim i fuqisë që Serbia ka në...

Politika

Meha: Mos shkarkimi i Thaçit nuk është rastësi, por demonstrim i fuqisë që Serbia ka në...

Nga: D. B. Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:24
Hashim Thaçi

Roli i Presidentit dhe Kryeministrit në bisedimet dhe arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, janë të përcaktuara me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Xhevat Meha, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Vjosa Osmani ka përgjegjësi politike që deklaratat të janë të qëndrueshme edhe pse jemi në fushatë.

“Nuk e shoh si problem rolin e Presidentit të Kosovës por e shoh si shumë problem dhe shumë të rrezikshëm rrolin e Hashim Thaçit në ushtrimin e funksionit politik të Presidentit. Ky ka dal shpaluar në shtyrjen përpara të interesave të Serbisë në Kosovë në dëm të Kosovës. Ky është dashtë që të shkarkohej në gusht të vitit të kaluar dhe tani të mos e kemi objekt diskutimi. Rruga për të hequr këtë problem është shkarkimi urgjent i Hashim Thaçit. Mos shkarkimi i Hashimit nuk është rastësi por është demonstrim i fuqisë që Serbia ka në kontrollin e partive tona politike”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...