SHBA dhe Gjermania me rol historik në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Politika

SHBA dhe Gjermania me rol historik në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 shtator 2019 Në ora: 19:19
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump

Çështja e dialogut po shkon drejt epilogut përfundimtarë, kjo për faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar një emisar për çështjet e Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të përfshihet në këtë proces. Bëhet fjalë për z. Methew Palmetr.

Analistët politik vlerësojnë se dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllet disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe më së largu në verën e 2020.

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se BE me emërimin e një emisari për dialog, dërgon sinjale të çarta rreth çështjes.

Image
Leon Duhanaj

Sipas tij, në këtë rast ata do të bëjnë përpjekje që kjo çështje të përmbyllët sa me parë.

“Për BE është me rëndësi që rajoni të mos ketë probleme në mënyrë që të procedohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor. BE nuk mund ta integroj rajonin, nëse vazhdon të ketë probleme, prandaj do të bëjnë përpjekje që ta shtyjnë përpara agjendën e dialogut. Për mendimin tim, edhe vetë shtetet si Kosova dhe Serbia, kanë interes ta përmbyllin ketë çështje. Megjithatë, mendoj se nuk është çështje që duhet të bëhet me çdo kusht me nguti. Sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën e cila ka bërë kompromise të vazhdueshme dhe nuk ja vlen asnjë marrëveshje e cila e deformon të ardhmen e vendit”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Krasniqi: Dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllet disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe më së largu në verën e 2020

Image
Faik Krasniqi

Kurse, politologu Faik Krasniqi ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllet disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe më së largu në verën e 2020.

“Fuqitë e mëdha botërore duan që këtë çështje ta mbyllin sa më parë sepse kanë probleme shumë më të mëdha se sa të merren me shqiptarët dhe serbet. Një gjë të tille ua kanë thënë edhe pretenduesve për kryeministër, se për ta kjo çështje është me e rëndësishme dhe duhet dhe do të përfundojë sa më shpejtë”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Shahu: Rroli i tij do të jetë shumë serioz se i bie të jetë si dirigjent në këtë histori

Analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se roli i të deleguarit të SHBA-së, do të jetë shumë serioz, pasi i bie të jetë si dirigjent në këtë histori.

Image
Rexhep Shahu

“Besoj se veç të tjerave do ta bëjë më serioz dialogun dhe besoj efektiv. Ka nevojë për vitalitet dhe efikasitet gjithë ky proces. Nëse do të shmanget të flitet për ato qe janë te panegocueshme, liria pavarësia kufijtë ekzistues”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Mehazi: Nëse i dërguari do jetë nga vendet tjera evropiane atëherë shpresat janë të vogla për të përfunduar ky problem që kurrsesi si konvenon Kosovës

Kurse njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka thënë se nëse i dërguari për dialog me Serbinë do jetë nga SHBA, Anglia apo Gjermania, shpresat janë të mëdha për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, nëse i dërguari do jetë nga vendet tjera evropiane, atëherë shpresat janë të vogla për të përfunduar ky problem që kurrsesi si konvenon Kosovës.

“Me delegues nga shtetet tjera të pabesueshme e jo bindëse për Kosovën ky dialog do zgjatet e stërgjate në pafundësi njësoj sikurse me Mogherinin. Zgjatja e mos zgjidhja e dialogut i konvenon Serbisë, prandaj qeveria e ardhshme e Kosovës s'duhet të jetë në gjumë, po me këmbëngulje të fuqishme duhet të kërkonte që i dërguari për dialog me Serbinë të jetë nga këto shtete: SHBA, Angli, Gjermani. Pra, vetëm me këto shtete dialogu me Serbinë mund të përfundonte shpejt e në dobi të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Ahmeti: Çështja e dialogut mund të mbyllet me njohjen

Kurse, analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se një gjykim i tillë për dialogun është i gabuar dhe çdo teori e tillë nuk prodhon një realitet objektiv për finalizimin e dialogut.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, çështja e dialogut nuk është e lehtë aq sa perceptohet në opinionin publik, por është një çështje e ndieshme që kërkon përkushtim, seriozitet e mbi të gjitha njerëz me virtyte të larta morale, kombëtare e intelektuale.

“Nëse mbështetemi në retrospektive, marrëveshjet e arritura nuk kanë prodhuar rezultate te pritura dhe si pasoj e kësaj dialogu me Serbinë konsiderohet si i dështuar në implementimin e marrëveshjeve. Nga kjo kuptojmë se marrëveshjet në fjalë duhet të rishikohen në mënyrë që të ndërtohet një mirëbesim në mes dy shteteve e jo të vazhdohet pa strategji, e cila nuk prodhon rezultate. Epoka e dialogut nuk mund të përfundoj, deri sa klasa politike udhëheqëse bënë koncesione të vazhdueshme në kurriz të interesave shtetërore e kombëtare, e që një gjë e tillë ofron Serbinë drejt BE-së dhe dëmton substancën e Republikës. Për fund mendoj se, çështja e dialogut mund të mbyllet me njohjen reciproke të dyja shteteve, por ajo mund të ndodhë para anëtarësimit të Serbisë në BE, duke ndodhur kushtëzimi nga BE-ja për Serbinë”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ndryshe, këtyre ditëve, mediet kanë raportuar se edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet që ta emëron një emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Merkel po tenton që prapë të jetë Gjermania ajo që do të nisë kapitullin e ri të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

Gjermanët thuhet se do t’i shkojnë prapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat