Pas 21 viteve, zbulohen arsye të forta pse u vra Ahmet Krasniqi, përmenden dy personalitete të mëdha të Kosovës

Politika

Pas 21 viteve, zbulohen arsye të forta pse u vra Ahmet Krasniqi, përmenden dy personalitete të mëdha të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:23
Kolonel Ahmet Krasniqi

Sot, 21 vjet më parë në Tiranë është vrarë kolonel Ahmet Krasniqi, ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Ekzil.

Ahmet Krasniqi është vrarë para 21 vitesh dhe ende s’janë zbuluar autorët e vrasjes edhe pse ka shumë gojëdhëna të cilat sado pak kanë drejtuar gishtin në drejtim të autorëve dhe vrasësve të Kolonelit.

Për vrasjen e Kolonelit, flet ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, i cili thekson se, ai është vrarë për me pengua çlirimin e Kosovës.

Sipas Miftarit, Krasniqi u vra me i mbulua edhe vjedhjet e Fondit të 3% dhe miliona para që i mori “banda” e Thaçit nga “bandat” e Bujar Bukoshit.

Image
Naim Miftari

“Ahmet Krasniqi u vra me pengu çlirimin e Kosovës me forca tona pa ndihmën e askujt nga jashtë, ministri u vra me pengu bashkimin me UÇK-në, ministri Ahmet Krasniqi u vra me i mbulua pastaj vjedhjet e fondit të 3% përmes “Dardania Bankës” dhe me i mbulua miliona para që i mori banda e Hashim Thaçit nga banda institucionaliste e Bujar Bukoshit”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat