A do të zbardhen ndonjëherë vrasjet e pasluftës?

Politika

A do të zbardhen ndonjëherë vrasjet e pasluftës?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 shtator 2019 Në ora: 11:04
Vrasjet e pasluftës, foto ilustrim nga "Bota sot"

Vrasjet e pasluftës vazhdojnë ende të mbeten mister, ndonëse të gjitha rrugët të qojnë tek një adresë e vetme, SHIK-u. Ndonëse është shkruar shumë lidhur me këtë çështje, ende asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim. Sigurisht se kjo ka ndodhur pasi PDK ishte në pushtet. Të gjithë e dimë se PDK është themeluar nga SHIK-u për të legalizuar krimet, eliminimet e vrasjeve politike. Nuk do mend se këto vrasje politike janë bërë më qëllim që PDK të vjen në pushtet, ndryshe nuk do të mund të vinte.

Edhe raportet ndërkombëtare kanë shkruar për këtë gjë, duke theksuar se njerëzit kryesor të PDK janë financuesit kryesor të kësaj organizate.

Tashmë që gjasat janë të mëdha që PDK të shkojë në opozitë, ekziston optimizëm i madh se pas 6 tetorit do të fillojë të zgjidhen vrasjet që ende rëndojnë jo vetëm skenën politike në vend, por mbi të gjitha të shëroj sado pak dhimbjet e familjarëve të të vrarëve. Shpresë për këtë mbetet edhe kandidimi për deputet i njerëzve viktimë të atentateve të organizuar nga SHIK-u, Fetah Rudi dhe Adem Salihaj, që fatmirësisht ende të gjallë, nëse arrijnë të jenë deputetë të kuvendit të Kosovës, duhet të ngritin në komisione hetimore parlamentare çështjen e vrasjeve të pasluftës. Ky është obligim i të gjithë deputetëve, posaçërisht i atyre që edhe kanë qenë cak i atentateve. Pa PDK në qeveri janë të gjithë mekanizmat në dorën e atyre që do të vijnë në pushtet, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë se kush ishin me emër dhe mbiemër të atyre që dhanë urdhër, dhe zbatuesit e saj. Institucionet tona vazhdimisht kanë kërkuar nga Serbia të tregoj për fatin e të zhdukurve, besa edhe duke treguar gjoja ndjeshmëri për fatin e të zhdukurve. Për habi asnjëherë nuk kanë thënë se do të zbardhim fatin e të vrarëve të pasluftës, loja me dy standarde vetëm sa tregon fytyrën e vërtetë të atyre që në emër të këtyre vrasjeve kanë ardhur në pushtet. Qeveria e ardhshme, që besoj deh shpresoj pa PDK, ka shumë sfida përpara vetës, dhe padyshim ndër më kryesoret edhe vrasjet e pasluftës. Nëse këtë nuk e arrin pastaj s`ka asnjë të drejtë të kritikoj të tjerët për mungesë të zbardhjes së kësaj plage të shoqërisë.

Kjo shoqëri që ka shumë plagë të saj, meriton që s paku të shërohen ato plagë, së paku ato që janë në dorë të institucione tona. Tek e fundit e kanë edhe obligim, ndryshe nuk meritojnë votën tonë. Megjithatë, përballë kësaj të pritshme, flitet që SHIK-u po organizohet me të gjithë mekanizmat për të manipulua votat, si dhe duke blerë vota vetëm për të mbetur në pushtet. Vetëm kështu mundohen të shtyjnë qëndrimin në pushtet, ndryshe e dinë se çfarë i pret.

Prandaj, këto zgjedhje janë shumë me rëndësi për tu ndarë nga e keqja. Nga e keqja që na ka sjellë vetëm dhimbje dhe fatkeqësi. Pikërisht këta që flasin për shtet të së drejtës, luftë kundër korrupsioni etj, janë e keqja më e madhe që ka mundur t’i ndodh kësaj shoqërie dhe këtij shteti. Kosova nuk i ka pasur borxh për të përjetuar këtë degradim të jetës së qytetarëve të saj, të cilët pas luftërave të përgjakshme nuk kishin menduar kurrë se do të vriten edhe nga dora e zezë shqiptare. Prandaj, është momenti i të vërtetës, për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të gjithsecilit, dhe secili pastaj të mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Vetëm kështu mund të pretendojmë të ndërtojmë shtet të së drejtës, të tjerat janë vetëm rrena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat