Bulliqi flet për demarkacionin me Malin e Zi: Vija kufitare është zhvendosur në dëm të territorit të Kosovës

Politika

Bulliqi flet për demarkacionin me Malin e Zi: Vija kufitare është zhvendosur në dëm të territorit të Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 shtator 2019 Në ora: 22:23
Shpejtim Bulliqi

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka folur edhe rreth çështjes së demarkacionit.

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka deklaruar se nëse politika i përkrah në komision, Kosova në raport me Serbinë nuk mund të humb asgjë, sepse thotë se kanë bërë punë të madhe në Komision.

“Ekipa që drejtojë janë profesioniste, nëse politika i përkrah në komision, Kosova në raport me Serbinë nuk mund të humb asgjë, sepse kemi bërë punë të madhe në Komision. Tërë këtë e thashë për demarkacionin me Serbinë, pra demarkim i gjendjes aktuale, jo sipas aventurave të presidentit dhe përkrahësve së tij. Deri me tani është hartuar strategjia e veprimit dhe janë analizuar një mori dokumentesh te rëndësishme te cilat flasin për vijën administrative te dikurshme mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht kufirit të tanishëm shtetëror mes këtyre dy vendeve, janë kryer një mori vizitash ne terren për të parë praktikisht problemet eventuale që munden të dalin në terren gjatë demarkimit e kështu me radhë”, ka thënë Bulliqi.

Ndërsa, tutje, Bulliqi ka thënë se sa i përket ati me Malin e Zi tash se fundi nga Qeveria është krijuar trupa punuese sipas marrëveshjes mes dy presidentëve, ku trupa e Kosovës do mbështetet në raportin e të gjeturave për punën e ish komisionin, hartuar nga Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.

“Me një fjale janë bërë përgatitje dhe punë e te rëndësishme në ketë proces që na pret së shpejti. Ndërsa sa i përket ati me Malin e Zi opinioni publik e di qëndrimin e Komisionit. Tash se fundi nga Qeveria është krijuar trupa punuese sipas marrëveshjes mes dy presidentëve, ku trupa e jonë punuese në punën e tij do mbështetet në raportin e të gjeturave për punën e ish komisionin, hartuar nga Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit dhe të gjeturat e të cilit kanë ardhur në përfundim se vija e dikurshme administrative, përkatësisht vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është zhvendosur në dëm të territorit të Kosovës”, ka shtuar ai.

(Intervistën e plotë me Shpejtim Bulliqin mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat