Urdhërdhënësit e vrasjes së Ahmet Krasniqit, në majat e pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë

Politika

Urdhërdhënësit e vrasjes së Ahmet Krasniqit, në majat e pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 23 shtator 2019 Në ora: 10:10
Kolonel Ahmet Krasniqi

Të shtunën janë bërë 21 vjet nga vrasja enigmatike e ish-ministrit të parë të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi. Pavarësisht gjithë këtyre viteve të kaluara, deri tash asnjë gjykatë as në Kosovë as në Shqipëri, nuk e ka dënuar askënd për vrasjen e tij.

Organet e drejtësisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kanë dështuar të gjejnë vrasësit e Kolonel Ahmet Krasniqi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Bashkëpunëtorët e afërt të kolonel Ahmet Krasniqit, konsiderojnë se vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi është nga më të dhimbshmet, sepse, sipas tyre ka të bëjë me atdhetarit të devotshëm dhe figurës më madhore ushtarake të Kosovës, që është vra nga duar tradhtie dhe për qëllime thellësisht antikombëtare.

Ata gjithashtu janë të mendimit se institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet ta kuptojnë se, duke mos i nxjerrë para drejtësisë kriminelët, po e dëmtojnë popullin shqiptar.

Zogaj: Vrasësit e kolonel Krasniqit brenda institucioneve

Image
Skënder Zogaj

Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj ka thënë se për vrasjen e kolonelit nuk është bërë asgjë.

Ai është i mendimit se vrasësit janë brenda institucioneve dhe më shumë sukses që dy dekada kanë arritur të mos lejojnë zbardhjen e krimeve dhe autorët e krimeve.

“Rreth zbardhjes së vrasjeve politike në Kosovë nuk është bërë asgjë dhe kjo është dëshmi e mjaftueshme se vrasësit, janë më të fortë se institucionet e ndjekjes dhe të drejtësisë, ose se vrasësit janë brenda institucioneve dhe me shumë sukses qe dy dekada kanë arritur të mos lejojnë zbardhjen e krimeve dhe autorët e krimeve. Kjo është e vërteta trishtuese jo vetëm për jetët e humbura të burrave e grave më atdhetare, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që po mbahen peng nën plagët e krimeve. Padyshim që vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi është nga më të dhimbshmet, sepse ka të bëjë me atdhetarit të devotshëm dhe figurës më madhore ushtarake të Kosovës, që është vra nga duar tradhtie dhe për qëllime thellësisht antikombëtare”, ka deklaruar Zogaj.

Zogaj, më tej ka thënë se institucionet e dy vendeve duhet ta kuptojnë se, duke mos i nxjerrë para drejtësisë kriminelët po e dëmtojnë popullin shqiptar.

“Mirëpo, si gjithmonë në jetë, e vërteta është më e fort dhe triumfuese ndaj së keqes, prandaj kolonel Ahmet Krasniqi është hero i Kosovës, figurë me nam dhe e krenarisë së popullit shqiptar, ndërsa vrasësit e tij, si minj brejtës lëbyren në nëntokën e krimit duke iu frikësuar edhe lëkurës së trupit të vet. Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet ta kuptojnë se, duke mos i nxjerrë para drejtësisë kriminelët po e dëmtojnë popullin shqiptar, sepse, luftimi i krimit është detyrë e brendshme kombëtare dhe derisa kjo detyrë të mos përmbushet, shqiptarët kudo që janë nuk do të mund të gëzojnë vetëqeverisjen e plotë, pavarësisht se i kanë dy shtete të pavarura”, është shprehur ish-bashkëpunëtori i afërt i Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Tahiraj: Kolonelin e vrau dora e zezë e bandave të kuqe me frymëzim në Moskë e Beograd

Image
Saim Tahiraj

Ndërsa, ish-bashkëpunëtori tjetër i Kolonel Krasniqit, Saim Tahiraj, në një rrëfim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nata e 21 shtatorit ishte nata më e kobshme për mbarë kombin shqiptar.

Tahiraj ka thënë se, dora e zezë e bandave të kuqe që frymëzimin e kanë në Moskë dhe Beograd e kryen aktin më mizor.

“Është një ditë e veçantë për mua, ditë që më sjellë kujtime të cilat më mbushin me mall dhe dhembje, por edhe me krenari. Nata e 21 shtatorit ishte natë e kobshme për mua dhe për mbarë kombin shqiptar. Ishte nata që veshi me zi mbarë gjeografin shqiptare, por edhe me turpin e tradhtisë që kurrë nuk do i shlyhet shtetin shqiptar. Nata e kobshme e 21 shtatorit na e mori njeriun e madh, patriotin dhe ushtarakun e lartë kolonel Ahmet Krasniqin. Dora e zezë e bandave të kuqe që frymëzimin e kanë në Moskë dhe Beograd e kryen aktin më mizor që Tiranën e mbuloi me turpin e tradhtisë”, është shprehur Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

Tahiraj tutje për gazetën “Bota sot”, ka rrëfyer edhe se si e ka njohur kolonelin, përderisa ka thënë se sa herë që vjen 21 shatori, zemra e tyre mbushet me mall, ndërsa bashkë me të rikthehet edhe dhimbja.

Ai gjithashtu shpjegon se ata që urdhëruan ta vrasin kolonel Ahmet Krasniqin, janë në majat e pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë.

“Kjo farë e keqe që na u mboll nga Moska dhe Beogradi që nga lufta e dytë botërore nuk pushojë së reshturi duke likuiduar kokat më të ndritura të popullit shqiptar. Kjo farë e keqe nuk u ngop për 50-të vite me gjak shqiptari në të dy anët e kufirit, por vazhdojë edhe në luftën e fundit dhe pas saj. Ahmet Krasniqin e njoha dhe i shërbeva me besnikërinë më të madhe. E ndofta si një burrë të besës dhe fjalës, si një profesionist që nuk e pati dhe ende nuk e ka Kosova. E kujtojë sot me respektin më të lartë për vlerat e larta patriotike dhe njerëzore”.

“Sa herë që vjen 21 shatori zemra na mbushet me mall, por edhe dhembja na rikthehet. Ata që urdhëruan ta vrasin janë në majat e pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa ekzekutuesin që e paguan e likuiduan për të humbur gjurmë”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu kërkon që të pastrohen të gjitha institucionet që i kanë uzurpuar, ato të drejtësisë, dhe sigurisë, pasi vetëm me institucione të pastra mundë të fillojë hetimi dhe zbulimi i këtyre bandave, dhe dënimi i tyre.

“Të kërkohet ndriçimi i fakteve dhe zbulimi urdhërdhënësve nga ata që vet janë urdhërdhënësit, është më tepër se hipokrizi. Populli shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë duhet të bashkohet më tepër se kurrë dhe t’i largon nga pushteti këto banda kriminale në Tiranë dhe Prishtinë. Të pastrohen të gjitha institucionet që i kanë uzurpuar, edhe ato të drejtësisë, dhe sigurisë. Vetëm me institucione të pastra mund të fillon hetimi dhe zbulimi i këtyre bandave, dhe dënimi i tyre”, ka përfunduar ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit, Saim Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

Shahu: Vrasja e tij është pjesë e çmimit të rëndë që ka paguar Kosova

Image
Rexhep Shahu

Edhe gazetari i luftës Rexhep Shahu ka folur për vrasjen e mistershme të ish-ministrit të parë të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Sipas Shahut, vrasja e kolonelit është pjesë e çmimit të rëndë që ka paguar Kosova për lirinë e saj.

“Vrasja e tij është pjesë e çmimit të rëndë që ka paguar Kosova për lirinë e saj. S’duhet të harrojmë se Vaso Çubrilloviqi në 1939 shkruante se në Tiranë bën punë paraja…”, është shprehur Shahu.

Mes të tjerave ai nënvizon se kolonel Krasniqi do të jetojë gjithmonë në kujtesën kombëtare.

“Ai u vra fizikisht, por do të jetojë gjithmonë në kujtesën kombëtare”, ka përfunduar gazetari i luftës Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat