A do të ketë koalicion mes LDK-së dhe VV-së pas zgjedhjeve? Flasin për “Bota sot” nga partia e Kurtit

Politika

A do të ketë koalicion mes LDK-së dhe VV-së pas zgjedhjeve? Flasin për “Bota sot” nga partia e Kurtit

Nga: A.M Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:04
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka folur për herë të parë për largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa i ka quajtur “linçim” deklaratat e ish bashkëkartiakëve ndaj tij.

Ai gjithashtu ka folur edhe për një koalcion të mundshëm pas zgjedhjeve të 6 tetorit, për të cka ka thënë se nuk do të dëshironte që pjesë e qeverisë të ishte me ata të cilët kanë qenë deri tani në qeverisje.

Image
Shpejtim Bulliqi

“Unë nuk jam në struktura vendimmarrëse të partisë dhe nuk vendosi, por gjithsesi nuk do ta dëshiroja ata të cilët kanë qenë deri tani në qeverisje edhe përkundër se ka njerëz në ato subjekte që i respektoj dhe në momente kyçe për vendin kanë dalë mbi subjektin e tyre”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka thënë se subjektet të cilat kanë treguar gatishmëri për ta ç’kapur shtetin do të ishin të mirëseardhur në qeverisjen e ardhshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Subjektet të cilat kanë treguar gatishmëri për ta ç’kapur shtetin nga zhvatësit e tij dhe të cilët kanë dhënë shembuj me veprime konkrete në gatishmëri për shtet bërje në të mirë të qytetareve do të ishin të mirëseardhur në qeverisjen e ardhshme me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila do qeveris me duar të pastra dhe në interes të qytetarit dhe vendit”, ka deklaruar Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat