Salihaj: LDK-ja, ofron kulturë në qeverisje, përkushtim për shtetndërtim, dhe luftë kundër korrupsionit

Politika

Salihaj: LDK-ja, ofron kulturë në qeverisje, përkushtim për shtetndërtim, dhe luftë kundër korrupsionit

Nga: D. B Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:51
Adem Salihaj

LDK-ja, ofron kulturë në qeverisje, përkushtim për shtet ndërtim, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ofron ruajtjen dhe mbrojtjen e kufijve të shtetit, pra të gjitha këto si trashëgimi rugoviane.

Kështu ka vlerësuar kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj  i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka gjasat e mëdha që të dalë e para, sepse ofron më shumë se cilado parti tjetër.

“Ne i ofrojmë elektoratit më shumë se cilado parti tjetër. Madje nëse Qeveria e LDK-së vjen në pushtet, ne duhet të ndërmarrim veprime urgjente për ti rreguluar gjërat. Dhe natyrisht çështje me përparësi absolute janë dy: bisedimet me Serbinë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse LDK-ja bën kthesë në këto dy çështje, para së gjithash stabilizohet Kosova, por edhe rriten shanset edhe për të gjitha aspektet tjera, që lidhen me zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë e të tjera”, është shprehur kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat