Lepaja: Qytetarët e Kosovës janë peng i bisedimeve me Serbinë dhe një marrëveshjeje përfundimtare me të

Politika

Lepaja: Qytetarët e Kosovës janë peng i bisedimeve me Serbinë dhe një marrëveshjeje përfundimtare me të

Nga: D. B Më: 24 shtator 2019 Në ora: 12:58
Fadil Lepaja

Kosova as këtë vit nuk do të futet në agjendë për liberalizim të vizave nga BE-ja. Mbase për qytetarët e Kosovës do të jetë edhe një “shok” i ri mos agjenda nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

E në lidhje me atë, se sa do të presin e durojnë qytetarët këtë lloj politike e cila përveç që e ka stagnua Kosovës, po e kthen edhe prapa në hapa drejt Bashkimit Evropian, analisti politik Fadil Lepaja ka thënë se për qytetarët e Kosovës, tashmë  më asgjë nuk paraqet shok.

Kjo sipas tij, se qytetarët e Kosovës tashmë e kanë kuptuar që pengesa kryesore, është te klasa politike e korruptuar dhe që bashkëjeton me krimin.

“Në këtë drejtim, në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike, mos bërja e hapit përpara kur është koha, e ka kuptimin e një hapi prapa. Qytetarët e Kosovës janë peng i bisedimeve me Serbinë dhe një marrëveshjeje përfundimtare me të. Kam përshtypjen se BE po e përdorë si presion indirekt, kartën e liberalizimit të vizave, për të nxitur ndryshime në politikën e vendit. Asnjë argument tjetër nuk mund të ketë për izolimin e padrejtë të shtetasve të Kosovës”, ka thënë analisti politik Fadil Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat