A mund të ketë prapaskena për Vjosa Osmanin nga “uzurpuesit” e LDK-së, flet ish deputeti

Politika

A mund të ketë prapaskena për Vjosa Osmanin nga “uzurpuesit” e LDK-së, flet ish deputeti

Nga: A.M. Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:26
Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka treguar shkaqet e largimit nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Ai për “Bota sot” ka akuzuar për linçim, si dhe për dëmet e shkaktuara nga udhëheqësit e LDK-së.

“Ngushtimi i veprimit, linçimi dhe humbja e shpresës për të ndryshuar me drejtuesit e saj dhe së fundi edhe rizgjedhja e të njëjtëve njerëz në krye të partisë, njerëz të cilët këtij subjekt i kanë bërë dëme të mëdha dhe duke e shfrytëzuar ekskluzivisht partinë vetëm për interesa të ngushta e nepotizëm më kanë shtyrë që unë të jap dorëheqje nga ky subjekt. Kam respekt për shumë njerëz në LDK, por përderisa LDK-në ta kontrollojnë kjo garniturë udhëheqësish përfitues, vështire të ketë ndryshime”, ka thënë Bulliqi për “Bota sot”.

Image

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe faktin si janë sjellur “uzurpuesit” e LDK-së me herët me Vjosa Osmanin, kandidate për kryeministre.

“Se fundi janë bërë disa lëvizje, jo për parime që kanë uzurpuesit aty, sepse ata e dini si e trajtuan Vjosën para zgjedhjeve të kaluara dhe pas tyre, mirëpo tash e kuptuan se do ta kenë fatin e PDK-së dhe i bënë disa lëvizje taktike për të krijuar opinionin se gjoja këtu ka demokraci dhe respektohet vullneti i elektoratit, ndërsa në prapaskena luhen lojëra të ndryshme për ta penguar dhe për të krijuar një alibi për koalicione te mëvonshme pas zgjedhore me po ata me të cilët grupi i interesit i LDK-së, i kanë me kapsit e tanishëm të shtetit në Kosovë”, ka deklaruar Bullqi.

Për më tepër, ai druhet për presionin dhe influenca që do ta kenë nga prapaskena në LDK për Vjosën dhe disa ish partiak të tij.

“Vjosës dhe atyre që e meritojnë në LDK ju dëshiroj sukses, edhe pse druaj nga presioni dhe influenca që do ta kenë nga prapaskena, nga ata që dikur na linçonin së bashku”, ka përfunduar Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat