“S’ka rrezik që Kosova të cungohet, argati serb Hashim Thaçi ka rënë për toke”

Politika

“S’ka rrezik që Kosova të cungohet, argati serb Hashim Thaçi ka rënë për toke”

Nga: D. B. Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:20
Hashim Thaçi

Anëtari i presidencës rotative të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, i ka  ofruar Serbisë, Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore të Kosovës.

Dodik, ka deklaruar dje se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i mbesin Serbisë”, ndërsa Republika Serbe e BeH-së të bëhet pjesë e Serbisë.

Por se si duhet të sillet Kosova karshi këtyre pretendimeve të Serbisë e në ketë mes edhe të Millorad Dodikut nga Bosnje e Hercegovina, dhe se a është dëshmi se rreziku për ndarjen e Kosovës ende nuk ka kaluar, analistët politik vlerësojnë se një deklaratë që vij nga një politikan serb si Millorad Dodik është e pritur pasi ai vetëm e konfirmon atë se ëndrra e tyre për Serbinë e madhe akoma ekziston.

Image
Xhevat Meha

Në lidhje me këtë analisti politik Xhevat Meha, ka thënë për “Bota sot” se Millorad Dodik paska deklaruar se i ofron Serbisë Republikën Serbe dhe 4 komunat serbe në veri dhe kjo deklaratë ka qenë e pritshme.

“Është e pritshme diçka e tillë, për faktin se janë përpjekjet e fundit të Serbisë. Andaj këtu nuk shoh rrezik se Kosova do të cungohet për faktin se argati i saj Hashim Thaçi politikisht ka rënë për toke. Po dëme nga aktivizimi i kësaj çështje sigurisht që ka madje edhe dëm të madh. Kjo shërben për të rritur pazarin e Serbisë në bisedime duke u kapur për diçka të madhe, sado e pa arritshme dhe për t'u parë pastaj si kompromis për ndonjë copë më të madhe ne interesat e saj”, ka thënë Meha.

Sipas tij, këtë po e ekzekuton përmes rrjetit te spiunëve që ka nëpër institucione të Kosovës dhe jo vetëm Hashim Thaçi, por edhe të tjerë po ky ka dal shpluar.

“Përderisa Serbia ka arsenal të tillë në Kosove sigurisht se edhe e aktivizon. Kjo është edhe arsye pse ka ndërtuar arsenale të tilla. Sigurisht për t'i përdorur kur i duhen. Ky arsenal po përdoret jo vetëm për këtë synim, por edhe për të gjitha synimet që Serbia ka në Kosovë dhe Ballkan”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat