Krasniqi tregon se si duhet të veprojë Kosova që ta marrë liberalizimin e vizave

Politika

Krasniqi tregon se si duhet të veprojë Kosova që ta marrë liberalizimin e vizave

Nga: G.B Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:38
Ilustrim

Parlamenti Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, ku Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas kësaj, Johannes Hahn ka thënë se pas rekomandimit, mirëpret negociatat me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë dhe mundësinë e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LIBE po voton për herë të dytë për heqjen e vizave, por që kjo nuk po kalon në Këshillin e Ministrave të BE-së për votim.

Image
Faik Krasniqi

“Kjo është hera e dytë që Komiteti Evropian për Liritë Civile apo LIBE voton pro heqjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Para disa muajve për herë të dytë edhe Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për Kosovën. Por çështja e liberalizimit të vizave nuk po kalon në Këshillin e Ministrave të BE-së për votim, dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin akoma të izoluar”, është shprehur ai.

Ai shprehet skeptik që së shpejti mund të liberalizohen vizat, për shkak të shteteve që janë kundër, derisa thotë se Kosova duhet ta përdor taksën si kartë, që të fitojë liberalizimin.

“Jam skeptik që liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë së shpejti, sepse disa shtete në BE ende vazhdojnë të jenë kundër heqjes së vizave. Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë nga ato shtete. Kosova ka një kartë që mund ta përdor për heqjen sa më të shpejtë të vizave dhe duhet ta përdorë, sepse kjo çështje është kthyer në çështje politike. Taksa ndaj Serbisë mund të përdoret si kartë për heqjen e vizave. E heqim taksën në këmbim të vizave. Në të kundërtën liberalizimi i vizave mund të zgjatet akoma më shumë, dhe mund të na kushtëzojnë me çështje të tjera”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat