Vetëvendosje ka një paralajmërim për Serbinë

Politika

Vetëvendosje ka një paralajmërim për Serbinë

Nga: A.M. Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:17
Ilustrim

A do të hiqet taksa nga Vetëvendosja nëse vjen në Qeveri pas zgjedhjeve të 6 tetorit? Për këtë fa folur kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”.

Ai për taksën e vendosur nga Qeveria në ike është shprehur se do të mbetet dhe se Lëvizja Vetëvendosje në çdo fushë në të cilën do të bllokohet nga Serbia do t`i përgjigjet me reciprocitet.

“Taksa duhet të mbetet duke e plotësua edhe me masa tjera reciprociteti në çdo fushë që na bllokon Serbia, duhet ti përgjigjemi me reciprocitet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Shpejtim Bulliqi

Për më tepër, kandidati për deputet, ka shtuar se Vetëvendosja  është e interesuar që të ketë reciprocitet të plotë në të gjitha fushat varësisht nga veprimet që pasoj nga ky shtet fqinje.

“Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që në me Serbin të kemi një reciprocitet të plotë në të gjitha fushat varësisht nga veprimet që pasoj nga ky shtet fqinje”, ka përfunduar Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat