Analisti flet për mundësinë e liberalizimit të vizave këtë vit

Politika

Analisti flet për mundësinë e liberalizimit të vizave këtë vit

Nga: G.B Më: 26 shtator 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Parlamenti Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, ku Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas kësaj, Johannes Hahn ka thënë se pas rekomandimit, mirëpret negociatat me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja e liberalizimit të vizave është shndërruar në maratonë të turpshme dhe dëshpëruese, pasi kriteret janë plotësuar prej kohësh, ndërsa që janë shtuar kritere të reja.

Image
Leon Duhanaj

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, tanimë është shndërruar në maratonë të turpshme dhe dëshpëruese. Ka kohë që nuk ka më asnjë kriter që s'është i plotësuar edhe pse Kosovës i janë shtuar kritere në vazhdimësi. Problemi i vetëm që ne kemi dështuar ta plotësojmë, ka qenë dështimi për të zhvilluar politikë normale si çdo Republikë demokratike parlamentare, duke u marrë më shumë me probleme të paqena se sa me ato reale të qytetarëve”, është shprehur ai.

Duhanaj vlerëson se BE e ka mbajtur liberalizimin si një lloj karremi për Kosovën, derisa deklaratat e fundit i quan si shenjë se politika evropiane e ka kuptuar se është bërë shumë dhe duhet t’i vie fundi gjithë kësaj.

“Ndryshe, të gjitha pengesat kanë ardhur si pasojë e kalkulimeve politike në kuadër të BE-së, duke e mbajtur liberalizimin si lloji karremi për Kosovën. Deklaratat e fundit, po besoj që janë shenjë treguese se edhe politika evropiane e ka pranuar se është bërë shumë dhe se kësaj pune duhet t'i vie fundi”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, liberalizimi mund të ndodhë për Krishtlindje, ndërsa në pranverë qytetarët të mund të lëvizin lirshëm.

“Po besoj shumë se ky fundvit do të na sjellë liberalizimin si dhuratë për Krishtlindje. Për ketë jam i bindur. Kjo mund të mos realizohet vetëm në rast se politika vendore, nxjerrë ndonjë befasi të re siç di ta bëjë, duke prodhuar ndonjë bllokadë politike. Për ndryshe besoj që pranvera e ardhshme do duhej të ishte edhe faza me pesimiste ku qytetarët e Kosovës do të lëviznin lirshëm”, ka deklaruar Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat