Liberalizimi i vizave, Lepaja tregon ndikimin e SHBA-së në përshpejtimin e procesit

Politika

Liberalizimi i vizave, Lepaja tregon ndikimin e SHBA-së në përshpejtimin e procesit

Nga: G.B Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:42
Fadil Lepaja

Liberalizmi i vizave ende nuk ka ndodhur. E një gjë e tillë ende nuk dihet kur do të ndodhë, pavarësisht deklaratave të politikanëve.

E së fundmi Parlamenti Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, ku Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Për këtë, Johannes Hahn ka thënë se pas rekomandimit, mirëpret negociatat me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se askush nuk mund ta thotë me siguri se si mund të rrjedh procesi i liberalizimit të vizave, pasi kjo gjendje është për shkak të presionit serb dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nuk besoj se askush mund të thotë me siguri se si do të rrjedh në kuptimin e dinamikës procesi i liberalizimit të vizave. Si e kam thënë edhe më herët, krejt kjo gjendje është rezultat i presionit serb dhe vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, qoftë për interesa të veta, qoftë për shkak të lobimit serb apo rus”, është shprehur ai.

Lepaja nuk është optimist se mund të kemi liberalizim të vizave brenda vitit, përpos nëse SHBA e detyrojnë një proces më të shpejtuar të bisedimeve.

“Sidoqoftë nëse procesi i negociatave me Serbinë merr të mbarën, është e pritshme që të ketë gjasa shumë më të mëdha që këtë vit të kemi diçka në këtë drejtim edhe pse ka rezerva mjaft serioze lidhur me këtë. Personalisht nuk jam shumë optimist për një liberalizim brenda vitit, përpos nëse SHBA me të vërtetë e detyrojnë një proces më të përshpejtuar të bisedimeve Kosovë-Serbi me perspektivën e një marrëveshjeje përfundimtare deri në pranverë 2020”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat