Profesori ndërkombëtar tregon pse disa vende të BE-së nuk e duan Kosovën në BE

Politika

Profesori ndërkombëtar tregon pse disa vende të BE-së nuk e duan Kosovën në BE

Nga: D. B. Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:48
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Profesor Enver Bytyçi ka thënë për “Bota sot” se mos liberalizimi i vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian është një politikë e përsëritur në sensin negativ disa herë në pesëvjeçarin e fundit.

Sipas tij, ishte krijuar një opinion pozitiv së kësaj vjeshte Këshilli i Ministrave të BE-së do t’i hapte rrugë liberalizimit të vizave dhe do të caktonte një datë për këtë.

“U shpresua se krishtlindjet shqiptarët do t’i festonin së bashku me të dashurit e tyre në vendet e zonës së Shengen të Evropës. Por kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi për disa arsye. Nuk u liberalizuan vizat, sepse Kosova gjendet në fushatë elektorale dhe se mendohet që me këtë vendim të funksionojnë karota ose presioni politik për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Jam i sigurt se disa vende evropiane vazhdojnë politikën e izolimit të qytetarëve të Kosovës, me qëllim që ata të detyrohen të votojnë ose të pranojnë një zgjidhje të papëlqyeshme për vendin në fund të procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi. Por besoj ende në atë se shkaku kryesor i mos marrjes së këtij vendimi pozitiv ka të bëjë me raportet e disa vendeve të BE-së më pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Janë pesë vende të këtij bashkimi që nuk pranojnë ta njohin Kosovën shtet sovran e të pavarur”, ka thënë profesor Bytyçi.

Ai ka thënë se Çekia përmes presidentit të saj bën presion për këtë. Forcat regresive popullsite pro Moskës në shumë vende të BE-së janë rigjallëruar.

“Këto forca bëjnë presion, sepse nuk duan që Kosova të bëhet pjesë e BE-së. Në fakt atë nuk e duan as vetë BE-në. Por në Evropë opinioni publik është determinues në ndërtimin e politikave dhe në vendimmarrje. Nëse vendet e pavarura kishin më pak vështirësi për liberalizimin e vizave, Kosova ka shumë më tepër. Ajo nuk e ka luksin që të imponohet as me standardet e zbatuara, pavarësisht se në këtë drejtim ka probleme, sidomos në çështjet e korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar. Besoj se në këtë proces, ashtu si në shumë çështje të tjera, do të ketë ndikim të padiskutueshëm rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë profesor Bytyçi.

Sipas saj, shqiptarët në Kosovë duhet të binden se nuk mund të vazhdojnë më me partitë politike që e kanë izoluar vendin, as me ata që punojnë për ta liruar veten nga krimet e për ta izoluar Kosovën nga Evropa.

“Tregtarët e kufijve duan të lirojnë veten prej krimeve që kanë bërë. Ndërsa kësisoj izolojnë popullin e tyre. Po kështu ata që mbrojnë krimin dhe korrupsionin. Prandaj duhet frymë e re, duhen njerëz të dijes, duhen mendjet e ndritura që ta drejtojnë pas 6 tetorit Kosovën. Të jeni të bindur se me mendjen e Rugovës erdhi pavarësia e Kosovës dhe një mendje si e atij realizon të gjitha proceset e tjera, të cilat janë shumë më të lehta sesa pavarësia”, ka thënë profesor Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat