Vjen goditja e rëndë për Ramush Haradinajn: Është duke dështuar...

Politika

Vjen goditja e rëndë për Ramush Haradinajn: Është duke dështuar...

Nga: N.H Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:14
Ramush Haradinaj

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit filloi të mërkurën, dhe do të zgjasë 10 ditë.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditëve të para të fushatës zgjedhore vazhdon të thirret në shpëtimin e Kosovës, me taksën e vendosur ndaj mallrave serbe.

Këto deklarime të Haradinajt i ka komentuar edhe Blerim Burjani, shkruan “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e Haradinajt e ka orientuar fushatën në mënyrë të dështuar.

Image
Blerim Burjani

“AAK ka orientuar fushatën në mënyrë të dështuar apo të gabuar, as nuk u shit e as nuk e ndal ai as kurrgjë, as që ka pas negociata serioze për këtë temë përveç debate të udhëhequra nga Hashim Thaçi i cili po ashtu i dështoi ky debat plotësisht së paku njëherë për njëherë, vendosja e taksës ishte pozitiv 6 muajt e parë më tutje ishte plotësisht koftra-produktive për Kosovën dhe raportet e Kosovës me SHBA-të dhe BE-në”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike.

Tutje, njohësi i çështjeve juridike me tej ka theksuar se Haradinaj në këtë fushatë është duke dështuar, pasi sipas tij, qytetarëve nuk iu intereson taksa por vendet e lira të punës.

“Haradinaj po dështon shumë në këtë fushat. Po mendon se qytetarët po merren me taksën, mirëpo qytetarët po kërkojnë të kenë punë dhe punësim, të kenë mbrojte në sektorin privat, ligji për pagat në sektorin civil dhe publik. Haradinaj ka irrituar tërë punëtorët në sektorin privat rreth 300.000 (treqindmijë) punëtor te pambrojtur shumica paguhen vetëm 8 muaj apo 9 muaj e kurrë 12 muaj, pa trust e asgjë pa sigurime sociale, ende s’ka pension i dalë nga pune, por pensione trusti, Haradinaj ka bërë dhe gabime tjera dhe premtime për liberalizim e tjera”, ka përfunduar Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kujtojmë se në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit zyrtarisht do të fillojë pasnesër, më 25 shtator, dhe do të zgjasë 10 ditë. Në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore.

Koalicioni AAK-PSD për këto zgjedhje ka tërhequr numrin 119 për t’u renditur në fletëvotim. Koalicion do të renditet i nënti në fletëvotim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat