Dialogu Kosovë-Serbi, Shahu: Amerika, e vetmja zgjidhje në tokë

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, Shahu: Amerika, e vetmja zgjidhje në tokë

Nga: G.B Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:33
Rexhep Shahu

Politikani austriak, Norbert Hofer, i cili drejton Partinë Liberale Austriake (FPO) ka thënë se zgjidhja për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kërkohet në Kombet e Bashkuara, pasi sipas tij një gjë të tillë ka dështuar që ta bëjë Bashkimi Evropian.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se BE deri tash ka dështuar ta zgjidh konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE e deritanishme e Mogerinit ka dështuar në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë, konflikt i zgjidhur me luftë në qershor 1999, kur u dëbua Serbia prej Kosovë dhe kur u shpall Pavarësia e Kosovës e lajmëruar nga presidenti Bush në Tiranë kur tha Mjaft me, Kosova e pavarur. Pra konflikti është i zgjidhur se Kosovën e pavarur e ka njohur Amerika dhe mbi 100 shtete të botës. UNMIKU është një dështim i suksesshëm në Kosovë, pasi nuk mund t’i japin leksione kulture e demokracie Kosovës evropiane, policë e nëpunës nga vende ende të pa shënuara në hartën e botës”, është shprehur ai.

Shahu thotë se tani duhet pritur ekipin e ri të BE-së, pa Mogherinin dhe nëse dështon edhe ai zgjidhja e vetme është SHBA.

“Të presim ekipin e ri të Evropës pa Mogherinin, ekipin e udhëhequr nga Gjermania. Nëse dështon dhe ky ekip, zgjidhja e vetme në tokë është Amerika. Pa u përfshi Amerika nuk ka zgjidhje, sepse fijet e padukshme i tërheq Rusia, Kina, Turqia që na shitet vend vëlla dhe që kanë interesa afatgjata në rajonin tonë dhe duan të dëmtojnë interesat amerikane”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, edhe në OKB edhe jashtë saj, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme pa Amerikën.

“Edhe në OKB edhe jashtë OKB-së, pa Amerikën nuk ka zgjidhje të qëndrueshme. Edhe mos zgjidhja e këtij konflikti është zgjidhje më vete, është vatër e ndezur konflikti që ta mbajnë në punë diplomacinë”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat