Aziz Krasniqi, i cili është nip i ish-kolonelit, Ahmet Krasniqi, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Pas aderimit të Krasniqit në PDK, ka pasur reagime të shumta, me theks nga ana e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët e kanë konsideruar si të dyshimtë këtë aderim.
E, analisti politik, Faton Mehmeti, duke folur për këtë çështje, është shprehur se partia e Kadri Veselit për shkak se gjendet në panik, ka shënjestruar familjet e mëdha patriotike e të cilat janë mbështetëse të LDK-së.
“E gjendur në panik PDK ka shigjetuar familjet e mëdha patriotike e të cilat janë mbështetëse të LDK-së, për të krijuar panik dhe huti tek qytetarët se kinse PDK na qenka parti e të ardhmes. Megjithëse, kjo gjë po bie në ujë pasi nuk ka aderim të familjes se kolonelit Krasniqi në PDK, por vetëm e një njeriu, edhe i cili është pasuruar shumë shpejt prej se është bërë me PDK-në”, është shprehur Mehmeti.
Sipas Mehmeti, e gjithë kjo është orkestrim nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Në çdo familje gjendet një njeri që shitet, dhe këtë po e përdor PDK-ja, e cila ndodhet në çastet e fundit të jetës se saj politike. E gjithë kjo është orkestrim nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) për të dëmtuar LDK-në, ndonëse këtë nuk e arrin, nuk shitet një familje atdhetare tek SHIK-u, por disa njerëz pakurrizorë e që fatkeqësisht thirre në emër të kësaj familje”, është shprehur Mehmeti.
Kujtojmë se vëllai i Ahmet Krasniqi, Behxheti ka thënë se në PDK ka kaluar vetëm një anëtar i tyre, e jo e gjithë Familja Krasniqi. Madje, ka thënë se në Partinë e Kadri Veselit s’ka shkuar as Familja e Aziz Zhilivodës.
Ky reagim i tij erdhi pasi PDK njoftoi se Familja e Ahmet Krasniqi i është bashkuar vizionit të Kadri Veselit, i cili garon për Kryeministër.
Megjithëkëtë, Bexhet Krasniqi ka thënë se meqë Kosova ndodhet në krizë ekonomike e morale mund të ndodhin edhe shpifje të tilla për qëllime politike.