Loja e ndytë e PDK-së me familjen e Ahmet Krasniqit, orkestrim i SHIK-ut për ta dëmtuar LDK-në

Politika

Loja e ndytë e PDK-së me familjen e Ahmet Krasniqit, orkestrim i SHIK-ut për ta dëmtuar LDK-në

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 30 shtator 2019 Në ora: 08:11
Ahmet Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se familja e Ahmet Krasniqi i është bashkuar vizionit të Kadri Veselit, i cili garon për kryeministër. Por, nuk shkoi shumë kohë dhe u konfirmua se bëhet fjalë vetëm për një person, pra, për Aziz Krasniqin, i cili është nip i ish-kolonelit, Ahmet Krasniqi dhe jo e tërë familja.

Ndaj këtij raportimi, i menjëhershëm ishte reagimi i familjes së kolonelit Krasniqit. Sipas vëllait të ish-kolonelit Ahmet Krasniqi, Behxhet Krasniqi, kjo parti po mundohet që në kohë fushate, të mashtrojë elektoratin se gjoja janë të preferuar nga familjet e mëdha.

Ashpër kanë reaguar edhe ish-bashkëpunëtor të Ahmet Krasniqit, të cilët konsiderojnë se këto banda edhe njëherë e rikonfirmuan se janë të njëjtit që vranë në luftë dhe paslufte dhe se janë në gjendje të përdorin metodat më të pandershme vetëm e vetëm që të mbeten në pushtet.

Nga ana tjetër, analistët e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se e gjithë kjo është orkestrim nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Reagimi i vëllait të Kolonel Ahmet Krasniqit

Behxhet Krasniqi, vëllai i ish Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, ka reaguar pas lajmit se në PDK kanë aderuar familjet e heroit Aziz Zhilivodës dhe Aziz Krasniqit.

Behxhet Krasniqi, ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në PDK ka aderuar vetëm Azizi, por jo edhe ndonjë pjesëtarë tjetër i këtyre dy familjeve, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka theksuar se PDK po mundohet që në kohë fushate, të mashtrojë elektoratin se gjoja janë të preferuar nga familjet e mëdha.

“Me rastin e aderimit të Aziz Faik Krasniqi-Zhilivoda në PDK. Njoftojmë opinionin se Azizi në këtë parti ka aderuar ‘fikalli’ vetëm dhe se në ketë aderim nuk i është bashkëngjit asnjë pjesëtar tjetër i familjes së Aziz Zhilivodës dhe Ahmet Krasniqit. Portalet dhe disa mjete të informimit, për këtë rast kanë plasu gënjeshtra dhe gjysme të vërteta, vetëm sa për klikime dhe shikueshmëri...! Ne po jetojmë në një kohë krizash, ekonomike dhe morale”, deklaron Krasniqi.

Ndër të tjera, vëllai i ish Ministrit të Mbrojtjes ka shpjeguar se PDK-së po i duhen bllofe të tilla, në kohë fushatash zgjedhore, me u mundu me i joshë njerëzit me lloj premtimesh të ndryshme.

“Prandaj, nuk përjashtohen edhe raste të tilla, që nganjëherë janë befasuese dhe të pa pritura për opinionin në Kosovë. Me ketë rast, po dihet që PDK-së po i duhen bllofe të tilla, në kohë fushatash zgjedhore, me u mundu me i joshë njerëzit me lloj premtimesh me të vetmin qëllim, sa më e mashtruar elektoratin e tyre, gjeja se janë të mirë dhe të preferuar edhe nga familjet e mëdha...! Azizi, tashmë është i moshës madhore, andaj, ne nuk pretendojmë me i bë presion, as me ja ndalu aderimin në akcilin formacion politik. Ai e din vet, pse dhe si ka përfunduar në PDK”, shpjegon mes tjerash Behxhet Krasniqi.

Ish-bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i ashpër ndaj PDK-së: Këto banda edhe njëherë e rikonfirmuan se janë të njëjtit që vranë në luftë dhe paslufte

Image
Saim Tahiraj

Ish-bashkëpunëtori i Kolonel Krasniqit, Saim Tahiraj, ka thënë se partia e Kadri Veselit po zhvillon një fushatë të pandershme, duke përdorur forma që janë në kundërshtim me zgjedhjet.

“Fushata zgjedhore po zhvillohet me tensione, partitë politike janë në vlugun e aktivitetit zgjedhor. PDK po zhvillon një fushat të pandershme duke përdorur forma që janë në kundërshtim, jo vetëm me ligjin për zgjedhje, por edhe me etiken njerëzore dhe me traditën tonë. Ta shfrytëzosh gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve duke ju dërguar material ushqimorë dhe duke u larë borxhet në dyqane në këmbim të votës është më tepër se kriminale. Humbja e autoritetit në popull të PDK-së për shkak të veprimeve kriminal që i ka bërë në vazhdimësi po e futë në një rrugë edhe më të pandershme duke përdorur format më të ndyra në mënyrë që të rifitojnë prapë pushtetin dhe të vazhdojnë rrugën e tyre deri në zhbërjen përfundimtare të shtetit”, është shprehur Tahiraj.

Tahiraj, më tej ka deklaruar se me këto veprime të ulëta, këto banda edhe njëherë e rikonfirmuan se janë të njëjtit që vranë në luftë dhe paslufte dhe se janë në gjendje të përdorin metodat më të pandershme vetëm e vetëm që të mbeten në pushtetin e tyre të kriminalizuar.

“Titujt e gazetave pro-Prontos mbushen rrjetet sociale me lajmin e rremë se familja e Ahmet Krasniqit dhe Aziz Zhilivodës kaloi në PDK. Tani këta matrapazë kanë filluar që me lajme të rreme ta kthejnë autoritetin e humbur përmes emrave të familjeve me autoritet. Në rastin konkret qiten në foltore një person dhe vërshuan titujt e rremë se e tërë familja e Ahmet Krasniqit kaloi në PDK. Ky është kulmi i turpit. Në vend që të tregojnë se kush dha urdhër për vrasjen e ministrit të mbrojtjes kolonel Krasniqi këta hora gjejnë një individ të shantazhuar dhe thirren në emër të familjes së Ahmet Krasniqit. Me këto veprime të ulëta, këto banda edhe njëherë e rikonfirmuan se janë të njëjtit që vranë në luftë dhe paslufte dhe se janë në gjendje të përdorin metodat më të pandershme vetëm e vetëm që të mbeten në pushtetin e tyre të kriminalizuar”, ka shtuar ish-bashkëpunëtori i Kolonel Krasniqit.

Tahiraj ka përshëndetur reagimin e menjëhershëm të vëllait të ministrit Krasniqi, Behxhetit, dhe të disa familjarëve tjerë, që sipas tij, u distancuan nga kjo propagandë e neveritshme dhe shumë tendencioze.

Krejt në fund, ai ka potencuar se familja e Ahmet Krasniqit mund të jetë në cilën do parti, por vetëm në subjektin e Kadri Veselit asnjëherë.

“Sa do që përpiqen te manipulojnë me individ të caktuar, figura e Ahmet Krasniqit do mbetet njëra ndër figurat më të ndritura të historisë sonë. Mos manipuloni dhe keqpërdorni emrin e tyre të nderuar për interesa tuaj kriminale, o kriminelë të dështuar. Askush nuk mund të ju shpëtojë nga hendeku ku keni ra. Drejtësia do ju tregon vendin se ku e meritoni, nuk do i shpëtoni kurrë”, tha në fund Tahiraj.

Mehmeti: Orkestrim i SHIK-ut

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti, duke folur për këtë çështje, është shprehur se partia e Kadri Veselit për shkak se gjendet në panik, ka shënjestruar familjet e mëdha patriotike e të cilat janë mbështetëse të LDK-së.

“E gjendur në panik PDK ka shigjetuar familjet e mëdha patriotike e të cilat janë mbështetëse të LDK-së, për të krijuar panik dhe huti tek qytetarët se kinse PDK na qenka parti e të ardhmes. Megjithëse, kjo gjë po bie në ujë pasi nuk ka aderim të familjes se kolonelit Krasniqi në PDK, por vetëm e një njeriu, edhe i cili është pasuruar shumë shpejt prej se është bërë me PDK-në”, është shprehur Mehmeti.

Sipas Mehmeti, e gjithë kjo është orkestrim nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në çdo familje gjendet një njeri që shitet, dhe këtë po e përdor PDK-ja, e cila ndodhet në çastet e fundit të jetës se saj politike. E gjithë kjo është orkestrim nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) për të dëmtuar LDK-në, ndonëse këtë nuk e arrin, nuk shitet një familje atdhetare tek SHIK-u, por disa njerëz pakurrizorë e që fatkeqësisht thirren në emër të kësaj familje”, është shprehur Mehmeti.

Haziri: LDK nuk duhet të shqetësohet

Image
Nexhat Haziri

Ndërkaq, analisti tjetër politik, Nexhat Haziri, është shprehur se kjo çështje nuk është diçka të jashtëzakonshme, përkundër se PDK-ja u mundua t’i jap një pompozitet mediatik.

“Nuk e shohë këtë diçka të jashtëzakonshme edhe për rastin të cilit ju po i referoheni edhe pse PDK-ja u mundua t’i jap një pompozitet mediatik, por në fakt çështja është se vetëm një persona ka aderuar në PDK, nga familja e gjerë e Heroit kolonel Ahmet Krasniqit, së paku kështu është sqaruar për opinion edhe vet vëllai i heroit Kol. Ahmet Krasniqit, z. Behgjet Krasniqi.

Tutje, ai ka deklaruar se ky aderim nuk do ta dëmtojë në elektorat LDK-në, dhe si e tillë kjo e fundit do të duhet ta shihte këtë si gjë normale.

“Megjithatë kjo nuk është asgjë që do të duhej ta shqetësonte LDK-në, pasi nuk shohë se do ta dëmtojë në elektorat, dhe si e tillë do të duhet të shihet si gjë normale kur individ shohin për interesin e tyre individual të kalojnë nga një parti në partinë tjetër”, ka përfunduar Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat