Po vjen fundi i PDK-së

Politika

Po vjen fundi i PDK-së

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 shtator 2019 Në ora: 10:37
Kadri Veseli

Thonë se gomari në momentet e fundit të jetës jep shqelmat e fundit, që janë edhe më të fuqishmit. Me të fuqishmit pasi e shfrytëzon të gjithë forcën e tij, meqenëse fundi është afër. Kjo fabul e treguar brez pas brezi si pjesë e krijimtarisë popullore shqiptare, jep një mesazh gjithnjë për jetën njerëzore. Në rastin konkret ndërlidhet me PDK-në, partinë sinonim të krimit, nepotizmit, hajnisë dhe të gjitha dukurive të tjera. Sikur gomari, kjo parti si duket e ka kuptuar se fundi i saj është afër, dhe hiq më larg se një javë jetë.

Zakonisht kur e di fundin mundohesh të bëhesh më i ëmbël, më i dashur për të lënë një fjalë të mirë dhe në anën tjetër kur këto nuk krijojnë efektin e duhur jep shqelmat e fundi, sikur për të treguar se sa i fuqishëm kam qenë. Ndonëse njerëzit e PDK, si të pashkolluar që janë, nuk e dinë as çfarë është fibula, rastësia deshi që kjo fabul pikërisht të përshtatet atyre.

Kadri Veseli me moton e tij sa ironike aq edhe irituese, “ të luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin”, shpërfaq edhe një herë pa karakterin e tij. Po mirë more Kadri po kush vallë e krijojë korrupsionin dhe nepotizmin, a mos është ngrit nga varri nëna ime, po leri këto pallavra. Je pikërisht ti me partinë tënde që keni mbjell krimin, korrupsion , nepotizmin dhe keni varfëruar këtë popull. Dhe tani po pret të të besojmë, mos vallë na konsideron kaq naiv sa të të besojmë. Jo pasha besën, boll keni gënjyer, dhe fundi i juve është shumë më i shpejt se sa e mendoni. Tendenca e Kadri Veselit për të shpërndarë të keqen edhe tek të tjerët, pa pasur guxim që të pranojë se pikërisht PDK është baba i korrupsionit, shpreh mungesën e lidershipit të tij. S’duhet të merret me të tjerët, por të fillojë autokritikën dhe pastrimin nga vetja. Pastaj pafytyrësia e Kadriut për të kërkuar vota për PDK, është kulmi. Afrimi i disa figurave në PDK, të blerë me pazare të pista, dhe për ta shitur atë tek populli për gjoja besimin e tyre në PDK, nuk është asgjë tjetër pos lojë e pistë. Tanimë qytetarët nuk janë si dikur të verbër, kanë filluar të zgjohen, të ngirtet vetëdija.

Ngritja e vetëdijes së qytetarëve është sinjal i keq për PDK, të cilët një shtresë me nivel të lartë të shoqërisë nuk i voton. Dalja e PDK në opozitë nuk është vetëm ndërrim pushteti, por më tepër se kaq, largimi i PDK nga pushteti nënkupton ikjen e të keqes nga institucionet. Duke parë se shpejt do të “ ngordhin” si gomari i fabulës, njerëz të PDK kanë filluar edhe të bëhen agresivë. Këtë e vërej edhe në kontaktet personale, duke më akuzuar si njëri ndër shkaktarët, nëse PDK humb. Duhet theksuar se asgjë personale s`kam me PDK, ideja është se largimi i PDK nga pushteti është në interes të Kosovës. Kosova ka nevojë të çlirohet nga e keqja, si e vetmja alternativë për të mirën e përgjithshme. Tendenca e saj për të manipuluar se gjoja familja e Ahmet Krasniqit i është bashkuar atyre, vetëm sa dëshmon mjerin që i ka kapluar. Kjo gjë u demantua më vonë nga vëllai i kolonelit, si për të hedhur për fytyre rrenën e klanit “ Pronto”.

Pastaj tentative e Kadriut për të paraqitur vetën dhe PDK si viktimë, është kulmi hipokrizisë, e cila do të merr dënimin e merituar me 6 tetor, aty ku do të fillojë të ndriçoj përsëri dielli për Kosovën. Kosova e bekuar nga dr. Rugova do të shosh përsëri dritë, vetëm pasi të ngordh gomari i përrallës së lashtë, në metaforën e PDK-së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat