Shahu ‘godet’ Veselin: Manipulimi me Amerikën është krim, ju kanë rënë kredencialet e moralit

Politika

Shahu ‘godet’ Veselin: Manipulimi me Amerikën është krim, ju kanë rënë kredencialet e moralit

Nga: G.B Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:09
Rexhep Shahu

Amerikani Matt Whitaker po qëndron në Kosovë në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të Kosovës. Nga PDK është thënë se është njeri i  Trump-it.

Në anën tjetër ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se SHBA nuk e mbështet asnjë parti apo politikan. Ndërsa, mediat e huaja kanë shkruar se Matt Whitaker është nën hetim nga FBI.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se me Amerikën gjithmonë synohet të mashtrohet populli, por që qëndrimi i vetëm zyrtar është i Ambasadës amerikane.

“Me Amerikën gjithmonë synohet të mashtrohet populli, të keqpërdoret Amerika dhe këto janë lojës të ndyra. Nuk janë histori të reja këto, dhe qëndrimi i vetëm zyrtar është ai i Ambasadës amerikane. Nuk janë njëqind as dy Amerika por ka sharlatanë edhe që bëjnë biznese politike dhe manipulime”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, PDK mund t’i manipulojë zgjedhjet e t’i blejë ato, por i kanë rënë kredencialet e moralit nga abuzimet e pushtetarëve e komandantëve të pasluftës, derisa manipulimin me Amerikën në emër të Trump-it e quan krim.

“PDK mund t’i manipulojë zgjedhjet, t’i blejë si Edi Rama para zgjedhjeve por moral për të qeverisur Kosovën për momentin nuk ka PDK. I kanë rënë kredencialet e moralit nga abuzimet e pushtetarëve e komandantëve të pasluftës. Është ky moral i dyshimtë që me çdo çmim dhe manipulim do të fitojë e të mbajë pushtetin nga frika e ndëshkimeve të mundshme nga pushteti i ri. Por askush nuk vjen në pushtet me sëpatë apo skicë në dorë, ta dënojë kundërshtarin pasi hakmarrja nuk do ndalej e krimi do riciklohej. Mashtrimi e manipulimi me Amerikën e në emër të presidentit Trump është një krim”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat