Fati i Kosovës në duar të votuesve

Politika

Fati i Kosovës në duar të votuesve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 tetor 2019 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Fushata zgjedhore gjatë këtyre dhjetë ditëve, në Republikane e Kosovës ka qenë relativisht e mirë pa eksese e zënie të ashpra, përveç Molliqajt me Abazin, nuk ka pasur ndonjë zënie tjetër që ka rënë sy.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se fati i Kosovës është në duart e votuesve, sepse nëse partitë i kapin si simpatizantë të klubeve sportive atëherë do gabojnë rëndë.

Kurse, qytetarët e Kosovës thonë se, që të ndryshojë fushata zgjedhore, duhet të ndryshojë fillimisht mendësia politike dhe filozofia e politikë bërjes në Kosovë, Ismail Haziri qytetar nga Prishtina, ka thënë se që të ndryshojë fushata zgjedhore, duhet të ndryshojë fillimisht mendësia politike dhe filozofia e politikë bërjes në Kosovë, kurse që të ndryshojë shtrirja e përfaqësimit, duhen të bëhen reforma zgjedhore.

“Prandaj nga këndvështrim, konsiderojë se ia tërë fushata zgjedhore është mostër e zgjedhjeve të kaluar, ku subjektet politike pretendimet për ta mundur dhe mbizotëruar oponentët politik e kanë bazuar dhe synuar në sulme dhe dobësi të kundërshtarëve, në veprimet jashtëligjore dhe kriminale që nuk janë të pakta.Janë të rëndësishme të identifikojnë, por që mbesin pa zgjidhje në mungesë të sundimit të ligjit dhe fuqisë së veprimit për dënime dhe sanksionim të merituar. Prandaj lirisht mundë të them, se edhe kjo fushat ka kaluar pa kreativitet dhe alternativa bindëse për të dalur nga gjendja aktuale që ka Kosova, për të i bindur dhe hapur perspektiva zhvillimore për qytetarët”, ka thënë qytetari Islam Haziri.

Sipas tij, nëse ndalemi dhe i analizojnë sloganet e partive më të mëdha politike, shihet se janë me karakter folklorikë dhe gati të gjitha mundohen që duke përvetësuar vlera kombëtare, historike dhe duke u thirrur në meritokraci pretendojnë ta kapin froni e pashaive në institucionet e popullit.

“Shumë pak kanë programe pragmatike për të tashmen dhe të ardhmen. Karakteristikë e kësaj fushate është se të rinjtë janë me kërkesa shumë ma progresive se sa të mashtrohen me shtije të votës apo për te ju besuar ne premtimet mashtruese bombastike sidomos nga politikanet që tani më kanë zënë rrënjë thellë në institucione. Të shpresojmë se sovrani do të bëjë zgjidhjen që e meriton, mendojë se optimaliteti i cilësisë së përfaqësimit varët nga vetëdija qytetare”, ka thënë qytetari Ismail Haziri.

Kurse, qytetari Driton Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se nëse shikohet sipërfaqësisht fushata e partive politike në Kosovë para zgjedhjeve, secila parti e ka programin e mirë, mirëpo çështja është se a duhet ti besojmë secilës.

“Mendoj se brenda fushatës së të gjitha partive politike ka pasur deklarata popullsitë sigurisht për fitimin e votave mirëpo si qytetar i Republikës së Kosovës mendoj se ndryshimin mund ta bëj vetëm ata të cilët nuk kanë qenë ende në qeveri dhe shpresa e vetme është tek ta.

Lidhur me premtimin në fushatë të PDK-së se do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin nuk mendoj se do ta bëj një gjë të tillë për shkak se ata e kanë instaluar vetë atë që dy dekada”, ka thënë qytetari Krasniqi.

Mehmeti: Në këtë fushatë nuk ka pasur premtime të mëdha

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se në këtë fushatë nuk ka pasur premtime të mëdha, si ka ndodhur në të kaluarën, por nuk ka pasur as premtime konkrete.

“Është folur në terme të përgjithshme, por pa asnjë plan konkret për përmasimin e jetës së qytetarit të vendit. Gjithashtu edhe kandidate për deputet nuk kanë prezantuar ndonjë ide të tyre për inicimin e ndonjë ligji, apo përmasimin e ndonjë ekzistues në shërbim të zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve të vendit. Faktikisht, kjo ka ndikuar shumë që një pjesë e bukur e mirë e qytetarëve edhe mos të dinë kë të votojnë, duke mbetur pezull”, ka thënë analisti Mehmeti.

Sipas tij, një gjë është e ditur se njerëz që kanë bërë dëme këtij vendi do te marrin dënimin e merituar, derisa ata qe janë ngritur në karriere me mund te tyre dhe jo me lidhje me krimin, besoj e do te shpërblehen nga qytetaret.

“Shpresoj dhe duhet që këto zgjedhje të sjellin ndryshimin e pritur, i cili se pari do ta ndalonte që të rinjtë të ikin nga vendi, duke u afruar atyre kushte për jete dhe porositet”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Mehazi: Fati i Kosovës është në duart e votuesve

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka thënë se fushata zgjedhore gjatë këtyre, dhjetë ditëve në Republikane e Kosovës ka qenë relativisht e mirë pa eksese e zënie të ashpra, përveç Molliqajt me Abazin s'ka pasur ndonjë zënie tjetër që ka ra në sy.

Sipas tij, kjo do të thotë se popullata çdo zgjedhje po vetëdijesohet, pastaj më shumë ka qenë në stilin e ndeshjeve futbollistike sesa të programeve politike.

“Shumica e partive nëpër tubime, me fjalimet, më shumë kanë emocionuar popullatën sesa arsyetuar e bindur me programet partiake. Më shumë lavde e premtime të pa qarta e jo bindëse për popullatën sesa programe serioze e të besueshme. Gjatë kampanjës zgjedhore më bindëse e më shpresëdhënëse kanë qenë LVV e Kurtit dhe LDK e Vjosa Osmanit, të cilët me programet partiake shprehnin drejtësi, shpresë dhe mirëqenie sociale e ekonomike për Kosovën dhe popullatën e saj” ka thënë Mehazi.

Ai ka thënë se tani fati i Kosovës është në duart e votuesve, sepse nëse partitë i kapin si simpatizantë të klubeve sportive atëherë do gabojnë rëndë.

“Klubet gjatë katër viteve luajnë me qindra ndeshje me fitore e humbje, kurse votuesi vetëm një herë voton, nëse voton gabimisht, gabimisht do t'i shkonte dhe mirëqenia katër vjeçare jetësore. Koha e një minutëshit të votimit është më e vlefshme se jeta, gabimi njëminutësh në kutinë e votimit shkatërron ardhmërinë njerëzore. Çfarë të bën minuta i votimit nuk ta bën as jeta. Moskuptimi i votës njëminutëshe është akuzë, kurse vota e gabuar është dënim”, ka thënë profesor Sulejman Mehazi.

Kadriu: Kjo është fushatë ka qenë e qetë dhe me paraqitje më të kulturuar të partive dhe të kandidatëve të tyre

Njohësi i çështjeve politike Durim Kadriu ka thënë se kjo është fushatë e qetë dhe me paraqitje më të kulturuar të partive dhe të kandidatëve të tyre.

Sipas tij, paraqitje më të mirë në media dhe debate më të qeta të kundër kandidatëve.

“Karakteristikë tjetër e mirë e këtyre zgjedhjeve është edhe preokupimi më i vogël i qytetarëve me to, gjë që ka bërë të mos ketë ndonjë ekses. Partitë politike nuk kanë bërë ndonjë përparim në lidhje me programet e tyre. Ato vazhdojnë të kenë përafërsisht të njëjtat programe siç i kanë pasur më parë dhe pak a shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, dhe të cilat janë jorealiste”, ka thënë Kadriu.

Image
Durim Kadriu

Ai ka thënë se programet e tyre janë në përputhje me kërkesat e qytetarëve, madje edhe i tejkalojnë ato, por që janë të parealizueshme.

“E keqja më e madhe në lidhje me programet e partive politike është se shumica dërmuese e votuesve as që i kanë lexuar dhe as që i lexojnë ato, që d.m.th. se votuesi nga Kosova, voton duke u bazuar në lidhje farefisnore, në premtime për favore personale e familjare, në simpatitë e mëhershme për “ krahun e paqes” apo për “ krahun e luftës” etj. Karakteristikë e këtyre mund të jetë se votuesi do të votojë edhe me inate, që do të thotë se do të ndëshkoj të partitë pjesëmarrëse në pushtet”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Durim Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat