“SHBA-të duan që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet sa më shpejt”

Politika

“SHBA-të duan që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet sa më shpejt”

Nga: G.B Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi në Bruksel

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është i dërguari i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, i emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Gerenell do të vazhdojë të mbetet edhe ambasador në Gjermani dje do t'i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t'iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Lidhur me emërimin e tij,  njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi mendon se SHBA do që dialogu të përmbyllet sa më shpejt, pasi ka probleme më të mëdha se Kosova dhe Serbia.

Image
Faik Krasniqi

“SHBA duan që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë probleme shumë të mëdha se Kosova e Serbia. Kur amerikanët futen në një proces, duhet ta dimë që ai proces është drejt përfundimit”, ka thënë Krasniqi.

Emërimin e Grenell ai sheh si dëshmi që dialogu mund të përfundojë shpejt, pasi bisedimet janë kthyer në telenovelë, ashtu si liberalizimi i vizave.

“Emërimi i ambasadorit Richard Grenell si të dërguarin e posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi e dëshmon këtë që e thashë, sepse ata e kanë marrë me seriozitet këtëçështje dhe do ta përfundojnë. Këto bisedime janë kthyer në një telenovelë indiane që kurrë s'kanë fund. Sikurse liberalizimi i vizave. Për t'u mos u dëmtuar Kosova gjatë bisedimeve, dialogun duhet ta udhëheqin njerëzit që nuk e kanë vjedhur dhe plaçkitur Kosovën”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Ndryshe, Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar.  Ambasadori Grenell, ka qenë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm dhe mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat