Dëmet e mëdha që u bënë në Qeverinë Haradinaj

Politika

Dëmet e mëdha që u bënë në Qeverinë Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:22
Ramush Haradinaj

Qeveria e Ramush Haradinajt, e cila në vazhdimësi është mburrur me Ushtrinë e Kosovës, sipas juristit dhe analistit politik, Blerim Burjanit kjo çështje tek pas 10 viteve mund të bëhet realitet.

Ai thotë se transformimi është pranuar nga SHBA, Britania e Franca dhe të tjerët por është pranuar në një format transformimi i ushtrisë.

Burjani thekson se, Qeveria Haradinaj ka lënë shumë punë në gjysmë.

“Ligji për paga është diskriminues ndaj sektorit privat, shteti rritë paga në vazhdimësi për aparatin e vet punues, paguan paga që i merr nga tatimet e sektorit privat, rritja e pagave madje është në disproporcion me zhvillimin e fare të sektorit privat që e ngarkon shumë me paga marramendëse përderisa në sektori privat, 30 mijë punojnë për 180 deri 250 euro në mua, që faktikisht asnjëherë nuk kanë para më shumë se 10 ditë për ushqim”, pohon Burjani.

Ai shton se, ligji për Qeverinë është lënë në gjysmë dhe nuk përputhet prapë me zhvillimin ekonomik dhe me demografinë dhe shërbimet që thuhet janë për të mirën e qytetarëve.

“Kosova nuk mund të ketë më shumë se 9 ministri. Paramendoni të krahasoni me Zvicrën që ka vetëm 7 ministri. Qeveria Haradinaj ishte qeveri e skandaleve të shumta. Qeveria Haradinaj ka hy në enciklopedi me një popullatë 1.7 milionë banorë, me 21 ministri e Kina me 22 ministri e cila ka mbi 1 miliardë banorë. Zhvatja e madhe ka ndodhur me paranë publike”, pohon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat