Të shuhen partitë e vogla, Kosovës i duhen vetëm këto 3 subjekte politike

Politika

Të shuhen partitë e vogla, Kosovës i duhen vetëm këto 3 subjekte politike

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 tetor 2019 Në ora: 12:58
Partitë politike

Republika e Kosovës, si në asnjë vend të botës shquhet për numrin e madh të partive politike. Megjithatë, 20 vjet paslufte edhe populli e ka kuptuar se kjo është një gabim i madh që ka ndodhur ndërivite, ku një parti e vogël, gjithmonë gati ka qëndruar në pushtet. E kjo ka ndodhur si rezultat i koalicioneve joparimore, që nuk e kanë pasur asnjëherë synim ndërtimin e shtetit, zhvillimin apo rrugën evropiane. Këto koalicione janë bërë pikërisht për të përfituar një grupacion i vogël, klanet e tyre për interesa më të mëdha sesa personale, por jo shtetërore e kombëtare.

Është për gjynah ajo që ka ndodhur me Kosovën, nga këto grupacione politike që duke i thirrur në ndërtimin e shtetit, kanë bërë kapital për veti, ndërsa për shoqërinë kanë lënë varfërinë.

Këto parti politike, grupacione të vogla, duke filluar me AKR-në, Nismën, PSD-në së fundi, PD-në e dikurshme, ishin parti që synimin e vetëm e kanë pas pushtetin.

Me PSD-në edhe jemi dëshmitar se kjo ndodhi kohën e fundit, por njëjtë ndodhi edhe me Nismën e cila u shkëput nga PDK-ja duke shpresuar të përfitojnë në votë, e këto vota ti përdorin, ashtu si i përdorën për të hyrë në Qeveri, duke bërë koalicione joparimore me PDK-në, e më pastaj morrin nën udhëheqjen dikastereve të mëdhenj për të udhëhequr, ku edhe përfituan, u pasuruan dhe ngritën pallate për vete.

Ky ishte rrënimi i shteti që ndodhi ndërvite, kur me pak vota, arritën që të ndikojnë në pushtet

Kështu ndodhi, për shumë kohë, ku edhe PD-ja e Ferid Aganit, më koalicione të fëlliqta, pa asnjë votë arrinte që të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë dhe jo vetëm!

Duke e parë këtë mënyrë, nën lakminë e pushteti edhe PSD-ja, u mundua të ia lë “kile” Lëvizjes Vetëvendosje dhe u largua nga ta, por që iu kthye bumerang në këto zgjedhje.

Pas gjithë këtyre pisllëqeve, patjetër është e nevojshme që këto parti politike, të formuara nga disa individ për shkak të përfitimeve private e klanore, ka ardhë momenti që të shuhen ato, apo të shkrihen në partitë tjera. Por edhe shkrirja e tyre nuk i ndihmon demokracië, pra ata duhet që njëherë e përgjithmonë të largohen nga skena politike, ashtu siç sovrani e largoni Nismën dhe AKR-në, ku kjo e fundit ishte një karrem i ëmbël i pushtetit.

Por, nuk janë vetëm këto parti, janë edhe PEK-u i Milaim Zekës e cila dështoi rëndë në ditën e diele, ishte edhe partia FJALA e cila morri një rezultat pothuajse të njëjtë me PEK-un.

Edhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës duhet të shuhet, pasi ajo me Alternativën do të pësonte debakël sikurse partitë paraprake që u përmenden më lartë.

Ajo duke u larguar nga AKR-ja, e formoi atë parti e cila normalisht që kurrë nuk do të mundet të kaloj pragun zgjedhor. Atëherë, është për tu befasuar edhe nga partitë e mëdha, të cilat po ia zgjasin jetën këtyre partive të vogla politike. Pse po bashkëpunojnë me to, pse po lidhin koalicione, çka u duhen këta nejrëz që nuk kanë vota të popullit?

Si përfundim i gjithë kësaj, Kosova ka nevojë vetëm për tri parti politike, pra duhet edhe AAK-ja e vëllezërve Haradinaj të shuhet.

Kosovës i duhet partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka një përkrahje sidomos në Drenicë. Partitë tjera, duhet t’i kalojnë të kaluarës dhe nuk duhet të përmendën në epokën e re së ekzistuari më.

Ndryshe, përshkak të dallavereve që këto subjekte politike kanë ndër vete, e kemi edhe gjendjen kaotike momentale. Gjendje kjo, që për të ndryshuar duhet punë e madhe nga Qeveria e re e udhëhequr nga LVV-LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat