Ekskluzive: Marigona Geci befasia e madhe në LDK, ja sa vota mori

Politika

Ekskluzive: Marigona Geci befasia e madhe në LDK, ja sa vota mori

Nga: N.H Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:03
Marigona Geci

Marigona Geci vajza e madhe e Gani Gecit, ka siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Këtë lajm ekskluziv për gazetën “Bota sot”, e ka dhënë babai i saj, Gani Geci.

Ai në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, ka thënë se sipas rezultateve preliminare, marrë nga KKZ-të e komunave, del se Marigona është njëra ndër më të votuarat nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Image
Gani Geci dhe Marigona Geci

“Marigoma Geci sipas rezultateve preliminare marrë nga KKZ-të e komunave del se është njëra ndër më të votuarat nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Geci.

Tutje, ai ka shpjeguar se Marigona me votat e deritanishme të numëruara, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pa kuotë.

“Marigona me ketë rezultat, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pa kuotë, krahas me meshkujt me vota të drejtëpërdrejta.”, është shprehur Gani Geci.

Kujtojmë se deputetja e ardhshme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e kishte filluar fushatën zgjedhore me moton, “Jam nënë e dua familjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat