Shteti do të jetë më ndryshe pa PAN-in!

Politika

Shteti do të jetë më ndryshe pa PAN-in!

Nga: D.B Më: 8 tetor 2019 Në ora: 14:32
PAN-i

Njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë se që 20 vjet në Kosovë është ndërtuar një strukturë politike, app grupacione që imitojnë parti politike por kurrë nuk arritën të ngjasojnë në parti demokratike dhe nuk dëshmuan se janë në përkrahje të qytetarëve, për të zhvilluar ekonomin e shtetit.

“Kosova që 20 vite fatkeqësitë është pa ndryshime dhe tash kemi jo ndryshim por kemi një riciklim të partive të tipit, kjo është keq por ka edhe më keq, pasi ne nuk kemi parti që sjellin ndryshimin, por kemi vetëm parti që votohen nga mllefi dhe inati tërë zhargonin dhe mentalitetin politik të Kosovës. Kjo parti është e dëmshme, por duhet zgjedhë një edhe më të dëmshme më ekstrem për baraspeshë energjitë negative me këtë politik nuk ndërtohet demokracia dhe sundimi i ligjit e prosperiteti, në Kosovë vlera dhe aftësia as individuale e as partiake nuk çmohet fare”, ka thënë Burjani.

Ai ka thënë se në Kosovë kemi një shoqëri total të pavetëdijshme, andaj edhe ndryshimi vjen me njerëz profesional, me njerëz që kanë përvojë mbi 15 vjet në fusha elektorale, dhe jo me njerëz që merren me politikë, dhe që janë të papunë e kërkojnë të bëhen kryeministra.

Image
Blerim Burjani

“Ne kemi një defit të madh demokratik dhe jo vetëdijesim që mund të na kushtojë shtrenjtë, Andaj shpresa nuk mbështetet në njerëz të padijshëm dhe pa përvojë por në të kundërtën në njerëz të aftë dhe me përvojë të gjatë në politikë dhe në fusha sektorale, në Kosovë, ka ndodhë sikur në fjalën popullore: “Për inati të vjehrrës ishalla më vdes djali”, kështu mund të cilësohet fitorja relative e VV-së, ku  nuk duhet votuar për inati,  sepse kjo prish konstalcionin demokratik, dhe nuk e lejon zgjidhjen të ndodhë apo zgjidhjet që duhet pritën. Në jemi qysh tash në një ngërç politik që nuk i dihet se kur përfundon, VV nuk mund të gjej partner për të qeverisur, ky subjekt politik cilësohet nga shtetet perëndimore si parti ekstreme socialiste”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, LDK-ja është vështirë të pranojë qeverisjen me VV, për shumë arsye që LDK ka e para që e pengon LDK-në është se ky subjekt nuk njeh shtetin dhe simbolet e tij, e dyta nuk beson se ka kapacitete dhe përvojë për të qeverisur me shtetin.

“Nuk besoj se reforma mund të ndodhë me këtë subjekt ku përmendet Vettingu e nuk din që nuk e zbaton qeveria por KGJK dhe KPK. Dialogu me Serbinë qysh tash është i bllokuar plotësisht. Madje nuk ka dialog me këtë subjekt politik, që ka kushte që askush nuk merret me të. Pra në dialog, s’ka kushte e dëshira por ka realitet dhe fleksibilitet. Mund të ndodhë qe shteti të shkoj në zgjedhje për shkak të mos mundësisë të zgjidhet kryeministri i shtetit. Pra ne kemi apo mund të kemi një stagnim në total, njëherë për njëherë gjithçka është e panjohur se çfarë do të ndodhë me shtetin VV e dëshiron LDK në koalicion, por LDK-ja ka kushtet e saj që LVV nuk do të i pranojë që të jep postin e kryeministrit, është komplekse gati pamundshme koalicioni LDK-VV për shkak të qëndrimeve programore thelbësore”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, edhe në para fushatë, ka pasur ide të ketë koalicion parazgjedhor por kjo ishte e pa mundshme, andaj edhe tash një agjendë LDK-VV është plotësisht e pamundshme, madje edhe po të provohet do të prishet për një kohë të shkurtër.

“VV e bllokon dialogun me Serbin dhe bien ndesh me Bashkësinë Ndërkombëtare sikurse që ndodhë me Qeverinë PAN, brenda një kohe të shkurtër, kur shteti shkon në zgjedhje dhe nuk ka gjë prej kësaj  çështje. Andaj mendoj që Kosova ka nevojë për një qeveri teknike si periudhë kalimtare për të ik ngërçit politik dhe degradimit demokratik. Nëse ka një qeveri ekspertesh për një deri në dy vjet të ardhshme do të ishte mençuri nëse hynë me formula që ende para se të jetësohen janë të destuara atëherë nuk do të ishte mirë të hyn në koalicione që shkon puna mbrapsht, pra jemi në udhëkryq të madhe politik sikur më parë. Populli e ndëshkoji PAN për shkak se e kanë merituar ndëshkimin por në mungesë të alternativës normale demokratike e politike, Dhe fitojë një subjekt edhe minimal 1% përpara LDK-së gjë që tregon se boll ishte keq me PAN, si parti përfituese milionave nga para publike , kontrolle të aseteve publike tash ka fituar një subjekt ekstrem si rezultat i inateve politike , pra kemi plotësisht një deficit politik dhe demokratik që ka ndodhë dhe se Kosova edhe me shume mund të izolohet politikisht dhe nuk do të ketë liberalizim të vizave ndryshimit janë të vështira të ndodhin gati të pa mundshëm sepse duhet të ndodhë një revolucion qeverisës për të ndal trendin 20 vjeçar të PAN dhe dëmeve të bëra që për tu riparuar duhet tre mandate apo gati 20 vjet të ardhshme të qeverise një parti tjetër demokratike pra e popullit dhe për popullin”, ka thënë Burjani.

Ai konsideron se shteti do të jetë më ndryshe pa PAN-in, si shkaktar të gjithë kësaj rrëmujë dhe pa ligjshmërie.

“Nuk duhet shpresuar edhe aq shumë se mund të ndodhë ndryshimi i përnjëhershme, LDK-së dhe VV-së dhe nëse veç hyjnë në koalicion patjetër se iu vyen edhe një subjekt i vogël nga opozita për të bërë qeveri ose të komplet të varet po ashtu nga minoritetet dhe lista serbe, e që VV thotë se nuk do të ketë koalicion me Listën serbe, atëherë në këtë formulë i vyn së paku AAK-në koalicion, edhe pse për një marrëveshje me Serbinë i 2 / 3 votave me miratuar kjo i bjen që është e pa mundshme të ndodhë, atëherë çfarë dhe ka të shkohet? Dhe cili do të jetë fati i shtetit në këtë situatë kjo njëherë mbetet enigmë nëse LDK-ja dhe VV-sja dhe bota akademike, dhe njerëz të tjerë intelektual bëhen bashkë. Atëherë ka shpresë se do të jetë më ndryshe në të kundërtën ne duhet prap të shkojmë në zgjedhje brenda një viti”, ka thënë Burjani, duke shtuar se agjenda e pastrimit të shtetit nga korrupsioni kërkon së paku dy mandate, konfiskimi i pasurive të paligjshme të fituara është një temë e rënde dhe e komplikuar, e cila duhet bërë totalisht një reformë të madhe shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat