PDK nuk u votua as nga anëtarët e vet, Kosova më nuk pranon të inkriminuar në pushtet! - Bota Sot
PDK nuk u votua as nga anëtarët e vet, Kosova më nuk pranon të inkriminuar në pushtet!

Politika

PDK nuk u votua as nga anëtarët e vet, Kosova më nuk pranon të inkriminuar në pushtet!

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:18
Kryetari i PDK-se Kadri Veseli

Zgjedhjet e 6 tetorit i dhanë vendit një realitet të ri. Kjo datë shënon një sukses në shumë dimensione: Duke filluar nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor, pasqyrimi i rezultatit në kohë rekorde, dhënia e besimit një klasë të pa korruptuar dhe në fund pranimin e zgjedhjeve nga humbësit. Por, të gjithë edhe ata që ishin deri dje në pushtet ishin të bindur se është koha për ndryshim, ndryshim që mbi të gjitha përfiton Kosova. Rënia e militantizmit në Kosovë është një sukses i madh, meritë e të cilës është vetëdija qytetare.

Kryesisht ishin partitë e krahut të luftës e të cilat kishin ngritur muret e ndasive, të urrejtjeve duke krijuar kështu militantë. Për të vazhduar pastaj logjikën e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve e të cilët votuan njerëz të pa korruptuar, nga të cilët presin ndryshim të sistemit dhe kthimi i pushtetit tek qytetarët.  Vota e qytetarëve u fokusua tek dy figurat: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Këto dy figura nuk janë prodhim as i mbështetjes së bandave, as të pushteti, as të dhënies së tenderëve.

Janë figura që burojnë nga gjiri i popullit, të manifestuar përmes suksesit dhe konsistencës së tyre, për të cilat edhe u shpërblyen me votë. Derisa VV dli e para, gjithashtu edhe LDK u rrit për mbi 10.000 vota në krahasim nga zgjedhjet e 2017. Kjo parti, që në gjirin e aj ka intelektualë të kalibrit botëror u pa si shprese nga qytetarët e vendit. Sukses tjetër që mund të përmendim nga zgjedhjet e 6 tetorit është edhe ngritja e standardit të kryeministrit. Derisa deri dje kishim kryeministra si  Bajram Kosumin, Agim Çekun e Ramush Haradinajt, tani e tutje do të kemi profile të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Kujtim Shalës etj, që nëse bëjmë krahasim më ish kryeministrat ka dallim shume të madh, si në përgatitje profesione ashtu edhe në intelektualistet.  

Gjithashtu popullit i dha një goditje shumë të madhe edhe klientelizmi,  ndëshkuan ato parti që me një autobus votues arrinin të futen në kuvend e qeveri, dhe pastaj përmes punësimeve të zgjeronin partinë, fatmirësisht këto parti nuk po e kalojnë as pragun. Në frymën e re të votuesve dhe mendësinë e qytetarëve të vendit, më s’do të kenë vend njerëz që qëndrojnë pas tenderëve, kriminelë dhe banditë, koha e tyre ka praruar. Kosova u zgjua nga gjumi duke shembur si kurë më parë murin e rrenave. 

Fakti se PDK nuk është votuar as nga njerëz të saj dëshmon se kjo parti e ka merituar të del në opozitë, por jo vetëm kaq port ë gjitha ata që  kanë përfituar pasuri pa nderë duhet të jep llogari. Shkundja e sistemit kriminal të ndërtuar nga njerëz të dal nga lufta, kryesisht PDK dhe AAK, është hapi i parë për të ndërtuar një shtet të së drejtës. Pavarësisht se kush do të jet kryeministër, Vjosa apo Albini, megjithëse ky i fundit është fitues, gjithsesi është lajm i mirë dhe historik për Kosovën. Ishte momenti i fundit që popullit t’i kthehej shpresa, dhe dinjiteti i nëpërkëmbur. S`do të këtë më  në qeveri dhe shtet pë rata që vendin e kanë në burg.

Sdo të këtë më njerëz që rrahin policët vetëm se babi i tyre është funksionar në shtet. Kjo tashmë i takon të kaluarës, me PDK dhe kalnin “ Pronto” që morën mbi 300.000 mijë shuplaka vetëm nga votuesit që votuan VV dhe LDK. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. Populli e mposhti frikën karshi të fortëve, atyre që thoshin  “se ne e çliruam vendin dhe kemi të drejtë edhe ta kallim”. Kosova është atdheu ynë i përbashkët, që nuk kemi ndërmend ta lëmë në duart e ca huliganëve.

Zgjedhjet e 6 tetorit shënojnë fundin e të keqes, e cila ka lënë shumë pasoja, por me njerëz të profilit të Vjosës dhe Albinit , mund të përmirësohen. Vjosa dhe Albini janë model që populli i dëshiron dhe voton, pavarësisht partisë. Tanimë secili vlerësohet si individ, pasi në secilën parti ka të mirë dhe jo të mirë. Na duhen njerëz që janë ndërtuar si profile me mund dhe djersë, e nuk janë të ndihmuar dhe mbështetur nga banditët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...