Humbja e PAN-it i ka dhënë fund ideve të Qosjes për shkëmbim territoresh me Serbinë

Politika

Humbja e PAN-it i ka dhënë fund ideve të Qosjes për shkëmbim territoresh me Serbinë

Nga: D. B. Më: 10 tetor 2019 Në ora: 13:08
Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ditë më parë ka thënë se duhet të mendohet edhe mundësia e shkëmbimeve të territoreve, meqë sipas tij, ende nuk dihet se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve.

“Mund të supozohet se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve. E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës. U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE”, ka thënë akademik Qosja mes tjerash.

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se një deklaratë e tillë nuk ka asnjë peshë politike, për faktin se vije nga një njeri i cili tash e 30 vite nuk ka pasur asnjë ndikim në skenën politike.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, si i tillë ai mund të bëjë çfarëdo deklaratë, sikur kjo për shkëmbim territoresh, që është vija-vija me planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës në vija etnike.

“Humbja e PAN-it në zgjedhjet e 6 tetorit, i ka dhënë fund ideve të tilla që përkojnë edhe me deklaratën e fundit e akademikut Qosja. Kujtoj se kjo deklaratë nga akademiku Qosja më shumë është bërë që ai të dal sa do pak nga periferia e vëmendjes politike, se sa që ka pasur ndonjë qëllim më serioz”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat