Kjo është arsyeja e mospajtimit të Agim Veliut me Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosjen

Politika

Kjo është arsyeja e mospajtimit të Agim Veliut me Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosjen

Nga: N.Sh Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:31
Vjosa Osmani deh Agim Veliu

Agim Veliu, i cili e udhëheq njërin prej bastioneve të LDK-së, Podujevën, gjatë ditës u raportua në media se ka dalë kundër Vjosa Osmanit dhe koalicionit me LVV-në.

Veliu i cili është edhe nënkryetar i parë i LDK-së, dhe kryetar i Podujevës, ka shprehur paska pakënaqësitë e tij, por nuk është kundër Vjosës apo koalicionit me LVV-në.

Kështu thotë, analisti politik Fadil Lepaja, i cili thotë se Veliu vetëm ka shprehur problemet që do të dalin për negociatat për formimin e Qeverisë.

E kjo për arsye të dallimeve mes këtyre dy subjekteve politike, por edhe pas rezultatit zgjedhor që nuk është dallimi aq i madh në vota.

“Nuk mendoj se z. Veliu është kundër koalicionit me Vetëvendosjen, në fakt, në deklarimet e tij ai shprehë problemet që do të dalin në negociatat për formimin e qeverisë duke pasur parasysh dallimet programore, por edhe rezultatin zgjedhor, ku ai thotë se nuk ka dallim aq të madh në vota për të pretenduar një ndarje të pabarabartë të posteve”, thotë Lepaja për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Veliu është deklaruar përshkak se u pretendua rritja e elektoratit të LDK-së, e që ai nuk pajtohet.

“Në fakt, sipas asaj që është deklaruar, ai më tepër e ka debatin me ekipin e ë rinjve, të udhëhequr nga Vjosa Osmani, të cilët  pretendojnë se e kanë rritë elektoratin dhe fuqizuar LDK-në me çka ai nuk pajtohet”, potencon Fadil Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat