Krasniqi befason me deklaratën: Ja kush po e pengon koalicionin VV-LDK

Politika

Krasniqi befason me deklaratën: Ja kush po e pengon koalicionin VV-LDK

Nga: N.H Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:22
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth zhvillimeve të fundit, me theks rreth tentativave për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krasniqi në këtë bisedë përmend dy deklarata, që sipas tij, ngrehin dyshime që kjo parti është duke menduar për një koalicion tjetër, dhe jo me VV-në.
 
“Deklarata e Agim Veliut lenë për të kuptuar se një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së janë kundër një koalicioni me Vetëvendosje. Shto kësaj edhe deklaratën e zëdhënësit e LDK-së, ngreh dyshime që kjo parti është duke menduar për një koalicion tjetër, dhe jo me VV-në fituesin e zgjedhjeve”, shprehet ai.

Tutje, Krasniqi ka deklaruar se edhe partie e Kadri Veselit ka ndikim në këtë situatë të krijuar së fundi.

“Padyshim që PDK ka ndikim në këtë situatë të krijuar, sepse kanë piunat e vet brenda LDK-së që duan një koalicion me PDK-në. Edhe KQZ ka filluar të bëjë lojëra të pista me zvarritjen e rinumërimit të votave në 314 vendvotime, dhe në mos fillimin e numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht. Por, ndryshimi ndodhi me 6 tetor. Sovrani foli”, deklaroi Krasniqi.

Analisti politik është i mendimit se tentativat për ndryshim të rezultatit përmes pazareve të humbësve, janë shkelje e vullnetit të sovranit.

“Çdo tentative për ndryshim të rezultatit përmes pazareve të humbësve, nënkupton shkelje e vullnetit të sovranit. Është shkelje e demokracisë, sepse në demokraci respektohet vullneti i sovranit. Qoftë edhe me një votë përpara, partisë që ka dal e para me Kushtetute i takon mandati për krijimin e Qeverisë”, shprehet Krasniqi.

Krejt në fund, Krasniqi thekson se nuk duhet të luhet me sovranin, shkruan gazeta “Bota sot”.

“KQZ nuk guxon të bëhet pjesë këtyre pazareve të pista politike. Më mirë të shkohet prapë në zgjedhje. Në zgjedhje humbësit e dinë se çfarë i gjen. Do të ndëshkohen akoma më keq. Një porosi për piunat e Thaçit brenda LDK-sw. Mos luani me sovranin”, ka përfunduar Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat