Kryeministrat Rama, Vuçiq dhe Zaev kanë nënshkruar dje një deklaratën e përbashkët të 4 Lirive Themelore të Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Me këtë, ata nisën procesin e “minishengenit ballkanik”, gjë që ngjalli reagime në Kosovë e Shqipëri.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Edi Rama ka sjellje të çuditshme për Kosovën dhe shpesh nuk e konsideron si shtet shqiptar.
“Edi Rama ka sjellje të çuditshme në raport me Kosovën. Shpesh Kosovën nuk e konsideron si shtet shqiptar. Bën veprime që nuk janë në interesin mbarë shqiptar. Të gjitha shtetet e Ballkanit janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.
Krasniqi thotë se veprimi për formimin e Shengenit Ballkanik është një nismë neojogusllave, derisa shton se nuk e kupton Tiranën çfarë nostalgjike ka për ish Jogusllavinë.
“Nuk e kuptoj pse të krijohet një minishengen Ballkanik. Ky veprim nuk është gjë tjetër veçse nismë neojugosllave. I kuptoj disa shtete të ish federatës jugosllave që kanë nostalgji për ish Jugosllavinë, por nuk e kuptoj Tiranën zyrtare se çfarë "nostalgjie" kanë kur s'kanë pjesë e këtij shteti”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.