Gani Geci flet për “Bota sot”, ka një paralajmërim për ata të cilët i prekin votat brenda kandidatëve, zbulon emrin e deputetes më të votuar

Politika

Gani Geci flet për “Bota sot”, ka një paralajmërim për ata të cilët i prekin votat brenda kandidatëve, zbulon emrin e deputetes më të votuar

Nga: N.H Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:53
Gani Geci dhe Marigona Geci

Me përfundimin e zgjedhjeve të 6 tetorit, tashmë janë duke qarkulluar edhe listat e partive politike, me kandidatët e tyre që kanë fituar votat e mjaftueshme për ulësen e deputetit.

Një gjë e tillë është duke ndodhur edhe me emrat e deputetëve të ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndër më të votuarit e kësaj liste është kandidatja për kryeministre dhe bartësja e listës, Vjosa Osmani.

Gazeta “Bota sot”, kishte raportuar qysh në ditët e para pas përfundimit të zgjedhjeve, se e bija e Gani Gecit, Marigona është deputetja më e votuar në këtë listë, derisa në listën e publikuar sot gjatë ditës vërehej një ndryshim në këtë listë.

Për ta komentuar këtë listë, gazeta gjithashtu ka kontaktuar ish-deputetin e LDK-së, Gani Geci.

Geci në një bisedë ka deklaruar se lista e cila po qarkullon nëpër media dhe rrjete sociale nuk është lista zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai edhe njëherë e konfimron se Marigona Geci është deputetja më e votuara brenda listës së këtij subjekti.

Image
Gani Geci

“Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila është duke qarkulluar në media është e pavërtetë. Nga të gjitha vend vendvotimet e marra nga KKZ –të e komunave, Marigona Geci është gruaja më e votuar brenda listës së LDK-së”, ka thënë Geci për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Geci ka bërë edhe një paralajmërim se nëse tentohet të preken votat brenda kandidatëve, në mënyrë lidhore do t’i dërgojnë në rinumërim.

“Nëse dikush tenton t’i prek votat brenda kandidatëve, të gjitha kutit në mënyrë ligjore do t’i dërgojmë në rinumërim dhe do të ndalojmë hajnin brenda llojit”, është shprehur Geci, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat