Deklarata “bombë” e ish-deputetes: Eksperti i sigurisë zbulon nëse rrezikohet jeta e Albin Kurtit

Politika

Deklarata “bombë” e ish-deputetes: Eksperti i sigurisë zbulon nëse rrezikohet jeta e Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:44
Albin Kurti

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth deklaratës “bombë” të Rada Trajkoviq, e për të cilën thotë se organet e sigurisë e kanë vlerësuar rrezikshmërinë që mund të ketë çdo qytetar dhe në rastin në fjalë edhe lider i një partie politike i cili është edhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Sa i përket deklaratës se Rada Trankoviq mbi rrezikun që i kanoset liderit të VV , unë mendoj që organet e sigurisë e kanë vlerësuar rrezikshmërinë që mund të ketë çdo qytetar e në rastin në fjalë edhe lider i një partie politike i cili është edhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit”, është shprehur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Tutje, Shala ka thënë se në kuadër të Policisë së Kosovës ekziston një njësi e cila e vlerëson rrezikshmëri e çdo zyrtarit i cili mund ti kanoset jeta duke u bazuar në informacionet që rrjedhin nga kanalet zyrtare.

Image
Drizan Shala

“Mendoj që zonja Rada Trajkoviq nuk ka aluduar në ndonjë rrezik nga ndonjë subjekt politik, por nga analiza e deklaratës së saj mund të kuptohet që shpreh brengen e saj për ndonjë sulm eventual ndaj zotëri Kurtit. Por, si do që të jete në kuadër të PK-së ekziston një njësi e cila e vlerëson rrezikshmëri e çdo zyrtarit i cili mund t’i kanoset jeta duke u bazuar në informacionet që rrjedhin nga kanalet zyrtare apo agjencioneve ligjzbatuese në kuadër të Kosovës”, është shprehur Shala për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së Albin Kurtit (VV) dhe Vjosa Osmanit (LDK).

Ajo e shikon fitoren si një shkëputje nga strukturat kriminale.

Trajkoviq tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat