Liberalizimi i vizave, Krasniqi: BE po luan standarde të dyfishta me Kosovën

Politika

Liberalizimi i vizave, Krasniqi: BE po luan standarde të dyfishta me Kosovën

Nga: G.B Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka ripërsëritur dy kushtet ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave, e që janë luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Në anën tjetër, politikanët vazhdimisht japin deklarata për afate kohore për liberalizim të vizave.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se liberalizimi i vizave është shndërruar në një telenovelë indiane, derisa shton se nuk e kupton se pse BE jep deklarata të tilla.

Image
Faik Krasniqi

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, është shndërruar në një telenovelë indiane. Nuk e kuptoj se si një institucion kredibil si Komisioni Evropian, vlerëson se janë përmbushur të gjitha kriteret, dhe i rekomandon disa herë Këshillit të Ministrave që të hiqen sa më shpejt vizat për qytetarët e Kosovës. Kurse, BE-ja përmes zyrtarëve të saj jep deklarata të tilla, por jo edhe zyrtarisht”, ka vlerësuar Krasniqi.

Sipas tij, BE duhet të dalë me deklaratë zyrtare, por edhe ta përgënjeshtrojë Komisionin dhe Parlamentin Evropian, që votuan pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Këtu shihet se brenda Bashkimit Evropian s'ka farë koordinimi. BE-ja duhet të dalë me një deklaratë zyrtare drejt institucioneve të Kosovës, dhe të tregojë që këto dy kushte që Kosova ende nuk i ka përmbushur. Por edhe ta përgënjeshtrojë Komisionin dhe Parlamentin Evropian, që votuan pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Shoh standarde të dyfishta kur është në pyetje Kosova dhe qytetarët e saj. Qeveria e ardhshme duhet të veprojë sa më shpejt në këtë drejtim, dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat