“Mobilizohet” Albin Kurti, ofron afër vetes minoritetet për të krijuar qeverinë

Politika

“Mobilizohet” Albin Kurti, ofron afër vetes minoritetet për të krijuar qeverinë

Nga: V.R Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:09
Albin Kurti me Rasim Demirin

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me Rasim Demirin, nga koalicioni VAKAT.

Nuk dihen arsyet e takimit por sic shprehët Kurti, ata biseduan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike.

Postimi plotë:

Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t'i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat