LDK-së i kërkohet që t`i pushojë zërat kundërshtues të koalicionit me Vetëvendosjen

Politika

LDK-së i kërkohet që t`i pushojë zërat kundërshtues të koalicionit me Vetëvendosjen

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2019 Në ora: 20:16
Ilustrim

Analisti politik, Hidajet Ahmeti ka komentuar deklaratat e nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit rreth deklaratave kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosjes.

Ai është shprehur se deklaratat e tyre janë personale se sa qëndrime të LDK-së dhe se janë të pritshme që të ketë deklarata të tilla.

“Po besoj që deklaratat e tyre me shumë janë personale se sa qëndrime të LDK-së dhe është e kuptueshme  që njerëzit të cilët kanë pas ambicie për të parin e partisë dhe njëkohësisht për kandidaturën për kryeministër të jenë kundra çdo përpjekje tjetër e cila minon autoritetin e tyre politik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image

Gjithashtu, ai është shprehur se LDK-ja si parti me tradita institucionaliste të pushoj zëra të tillë.

 “Është e rrugës që LDK-ja si parti me tradita institucionaliste të pushoj zëra të tillë, pasi nuk i ndihmojnë bashkëpunimit me VV-në e posaçërisht t'i ndihmoj ndryshimit që është i domosdoshëm”, ka deklaruar Ahmeti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat