Njohësi i Integrimeve Evropiane: Kjo është arsyeja pse Kosova u tërhoq nga Interpoli

Politika

Njohësi i Integrimeve Evropiane: Kjo është arsyeja pse Kosova u tërhoq nga Interpoli

Nga: D. B. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:03
Interpol

Kërkesa për anëtarësim në INTERPOL duhej tërhiqej sepse dështimi do të kishte qenë prapë i sigurt. Kështu që më e mirë një tërheqje sesa dështim i sigurt.

Kështu ka vlerësuar njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Ramush Haradinaj, tërhoqi kërkesën me rekomandim natyrisht edhe të shteteve mike, sepse probabiliteti për anëtarësim ka qenë i vogël meqë për t’u anëtarësuar duhet një angazhim dhe lobim shumë më serioz i Kosovës pranë shteteve anëtare të Interpol-it.

“Ramush Haradinaj u tërhoq nga frika për anëtarësim në INTERPOL, sepse në rast dështimi dikush do të duhej dhënë llogari për dështime të njëpasnjëshme. Një arsye tjetër është se këtë radhë asambleja e Interpol mblidhet në Amerikën Latine ku shumica e vendeve atje nuk e kanë njohur ende Kosovën”, ka thënë Voca.

Sipas tij, nga ky prizëm gjasat do të ishin edhe më të vogla për anëtarësim shtuar këtu edhe mos punën e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

“Besoj se Qeveria e re me një energji dhe frymë të re do të ketë qasje krejt tjetër si në politikën e jashtme po ashtu në atë të brendshme për të dërguar proceset përpara dhe për të krijuar rrethana shumë më të favorshme ku Kosova do të njihet nga shtete tjera dhe do të mund të anëtarësohet lehtë në INTERPOL dhe në organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat