Vjosa në SHBA, Isa president dhe Specialja

Politika

Vjosa në SHBA, Isa president dhe Specialja

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:13
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Java që po lëmë pas është përshkruar më një sërë ngjarjesh në vendin tonë. Rinumërimi, helmimi i zyrtarëve, shkuarja e Vjosës në SHBA, deklarimi i Isa Mustafës se është i gatshëm për të marrë postin e presidentit si dhe ftesat nga gjykata speciale, janë ndër më kryesoret. Secila në konjukturat e saja ka peshën dhe rëndësinë e vet. Megjithatë, duke i parë në krahasim me njëra tjetrën do i shkëpus tri ngjarje të cilat në gjykimin tim janë më shumë rëndësi për vendin: Vjosa në SHBA, ftesat nga Gjykata Speciale si dhe vetë ofrimi i Isës për postin e presidentit.

Vjosa në SHBA

Shkruaja e Vjosa Osmanit në SHBA, si dhe takimet e saja me zyrtarët e lartë të shteti amerikan përbën një lajm të mirë për vendin, që ka një lidere si Vjosa që respektohet  dhe pritet me ngrohtësi nga zyrtarët më të lartë të administratës amerikanë. Ndër të tjera zonja Osmani është takuar me Kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, pastaj takime në FMN dhe State Departament etj. Ndër takimet tjera duhet theksuar takimin me mikun e madh senatorin Eliot Engel, mik i madh i presidentit Rugova dhe popullit shqiptar. Vjosa po ndjek rrugën e dr.Rugovës që marrëdhëniet me SHBA t’i vë në krye të agjendës dhe strategjisë së saj, e cila gjithnjë më ndihmën e SHBA ka arritur të këtë sukses. Kosova pa SHBA nuk mund të mbijetojë, dhe këtë duhet ta kuptoj secili lider, që SHBA është  dhe duhet të jetë për Kosovën alfa dhe omega. Besoj se edhe presidenti Rugova do të ishte me Vjosën, duke e parë atë se si pritet në SHBA dhe vizionin e saj.

Isa president

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se është i gatshëm që karrierën e tij politike ta përmbyll në postin e presidentit të vendit. Besoj se një gjë e tillë është lehtësisht e arritshme, duke pasur parasysh se koalicioni me VV do i mundëson LDK që të ketë postin e presidenti. Duhet që LDK dhe VV mos të presin Hashimin që të përmbyll mandatin e tij, por të angazhohen që të shkarkojnë sa më parë, duke ditur  rolin i tij destruktiv. Me largimin e Hashimt dhe ardhjen e Isës, mendoj se do të ketë dy efekte pozitive: Së pari rreziku për ndarje edhe de fakto vdes, dhe së dyti Isa siguron një balancë më të madhe edhe në qeverinë mes VV dhe LDK. Kjo natyrisht i jep të drejtën që të përfaqësoj në mënyrë më të mirë rolin e tij që i takon.

Ftesat nga Specialja

Së fundi u dërguan disa ftesa nga Gjykata Speciale, e cila mesa duket e ka seriozisht që menjëherë me konstituimin e qeverisë dhe kuvendit të ri të fillojë arrestimet. Kështu edhe po paralajmërohet, me arrestimet që pritet të jenë të nivelit të lartë. Kjo i jep mundësi Gjykatës Speciale që të vijojë me arrestimet, pasi krahu i luftës do të jetë në opozitë, duke vazhduar të shërojnë plagët e kësaj shoqërie. Mbetet për tu parë se a do ndodh kështu apo përsëri do të shtyhen , pasi paralajmërime të tilla kemi pasur edhe më herët, duke besuar se ditë të mira po vijnë për Kosovën.

Këto tri ngjarje janë me rëndësi për Kosovën, pasi secila mbart peshën e saj me mundësi pozitive për vendin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat