Isa Mustafa president, Shahu: Të heq dorë nga ëndrrat, t’ua lërë në dorë të rinjve

Politika

Isa Mustafa president, Shahu: Të heq dorë nga ëndrrat, t’ua lërë në dorë të rinjve

Nga: G.B Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:01
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur ambicien për tu bërë president i Kosovës, në të ardhmen.

Por, ai ka thënë se kjo nuk është çështja kryesore në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, sa ka mundësi që kjo çështje të jetë pjesë e marrëveshjes, që Mustafa të bëhet president?

Image
Rexhep Shahu

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja mund të jetë pjesë e marrëveshjes, por që më mirë do të ishte që Mustafa të heq dorë nga këto ëndrra dhe t’ua lërë në dorë të rinjve.

“Mundet të bëhet çka të dojë Isa Mustafa në marrëveshje me VV por dua të lutem qe ai te heqë dorë nga këto ëndrra dhe t’ua lërë të rinjve. Jo se është gabim politikisht nëse bëhen votat, por besoj se Mustafa e ka krye rendin, ka bluar dhe tani Kosova duhet të drejtohet nga të rinj pa asnjë lloj hipotekë. Mjaft shqiptarët janë qeverisur nga njerëz me hipoteka. Nuk them asnjë hipotekë pengu të keq, por mjaft me njerëz që kanë qeverisë dy e tre e katër dekada. Kosova është e rinisë së e asaj rinie që nuk e njeh Serbia e dhe nuk e konsideron asgjë veç shtet kufitar”, ka deklaruar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat