Kush po e vë në mjegull koalicionin LDK-VV?!

Politika

Kush po e vë në mjegull koalicionin LDK-VV?!

Nga: A.M. Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi, shprehet për “Bota sot” se bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së shihen si një shpresë për qytetarët për të shpëtuar vendin nga kapësit e shtetit.

Sa i përket deklaratave të dy nënkryetarëve të LDK-së, Lufti  Hazirit dhe të Agim Veliut, Krasniqi ka theksuar se po e vënë mjegull mbi një koalicion.

“Zgjedhjet e 6 tetorit u pritën si një shpresë për qytetarët e Kosovës të cilët patën vrarë  ëndrrat nga keqqeverisjet e kaluara, të cilët edhe oksigjenin u munduan t’jua shesin, duke ju vështirësuar jetën për të jetuar në Kosovë.  Bisedimet në mes të  VV-së,  dhe LDK-së  u pa nga qytetarët si një shpresë për të shpëtuar vendin nga kapësit e shtetit, mirëpo deklaratat e  dy nënkryetarëve të kësaj partie Veliu dhe Haziri, të pa matura po e vënë mjegull mbi një koalicion”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Por, ai nuk beson se mund të ndikojnë  në marrëveshje me VV-së, pasi që kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani e ka përkrahjen e kryetarit të partisë Isa Mustafës dhe të elektoratit.

“Nuk besoj së do të mund të ndikojnë në një marrëveshje apo koalicion me VV-në, pasi që Znj. Osmani ka përkrahjen e mbi 80% të elektoratit  dhe besimin e kryetarit aktual të LDK-së që deklaratat e dy nënkryetarëve nuk kanë ndonjë rendësi”, ka  theksuar Krasniqi.

Po ashtu, ai ka cekur  se çfarë do të ndodhte në qoftë se ndodh bllokimi i koalicionit të mundshëm të VV-së dhe  LDK-së.

 “Mos harrojmë të cekemi se VV-ja dhe LDK morën përkrahjen nga qytetaret për ta quar qeverinë në opozitë dhe gabimi apo bllokimi i njërës do to kushtojë me ndëshkim  në rast së vendi shkon në zgjedhje”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat